Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kuti cigaresh, çamçakëz ose film për Bullgarinë?

БНР Новини

Aktori dhe regjisor bullgar Stefan Apostollov, i cili prej tetë vjetësh studion dhe punon në SHBA, e ka shtruar vetes  detyrën ambicioze të bëjë film, i cili të tregojë forcën e shpirtit të njeriut përmes prizmit të kulturës dhe traditave bullgare. Subjekti lidhet me një djalë 6 vjeçar, i cili kalon përmes peripecive të ndryshme dhe epokave historike, takohet dhe merr ndihmë nga personalitete frymëzuese të historisë bullgare. Qëllimi i filmit është të frymëzojë dhe të motivojë jo vetëm bullgarët, por edhe njerëzit e tërë botës të luftojnë për ëndrrat e tyre edhe në epokën e teknologjive dhe internetit dhe të arrijnë të ruajnë marrëdhëniet e vërteta njerëzore.

“Në zëmrën time gjithmonë kanë qenë atdheu, muzika popullore, vallet popullore, miqtë, familja, historia... Ky film është gjëja më e vogël që mund të bëjë për vendin tim – të përpiqem të tregojë para tërë botës trashëgimin tonë dhe historinë tonë të pasur, natyrën dhe gjithçka që është lidhur me Bullgarinë, që gjithmonë ka qenë e shtrenjtë për mua, thotë Stefan Apostollov dhe na tregon disa prej skenave që mund të shihen në film: “Spektatorët do të mund të shohin tradita dhe zakone të ndryshme, lidhur me Bullgarinë – njerëzit me maska nga Shiroka Llëka, luftimet midis gladiatorëve në stadiumin romak në Plovdiv, valltarët mbi prush në fshatin Bëllgari, beteja të rikrijuara nga Lufta Ruso-Turke nga vitet 1877-1878, si dhe shumë ngjarje të tjera interesante nga historia dhe kultura e Bullgarisë. Ajo që e blen filmin unik është prezantimi i shumë sportistëve të njohur bullgarë, të cilët janë kampionë aktualë ose ish kampionë olimpikë. Secili prej tyre ndodhet para një sfide të caktuar, që duhet të përballojë gjatë filmit dhe në këtë mënyrë tregohet forca e shpirtit të njërit. Disa prej këtyre sportistëve janë Jordan Jovçev, Pertër Stojçev, Nikollaj Buhallov. Do të marrin pjesë edhe të tjerë, por në këtë etapë nuk mund t’i përmend sepse ende jemi në bisedime me ta, por këta do të jenë sportistët bullgarë, të cilët janë heronjtë e sotëm të Bullgarisë.

СнимкаAktualisht po grumbullohen mjete për xhirimin e filmit, deri tani është mbledhur po thuajse gjysmën prej shumës së parashikuar nëpërmjet financimit crowdfunding përmes platformës indiegogo. Përveç në gjuhën bullgare filmi do të përkthehet në anglisht, spanjisht, mandarin, japonisht, rusisht dhe gjermanisht. Në varësi prej buxhetit, mund të përkthehet edhe në italisht. Njeri prej qëllimeve të filmit është të arrijë tek gjithnjë e më shumë njerëz, prandaj janë zgjedhur dhe gjuhët që më shumë fliten në botë.

Në qoftë se fushata del e suksesshme dhe mblidhen mjetet e nevojshme gjatë 2-3 muajve të ardhshëm, pritet që filmi të përfundohet në vjeshtën e vitit 2016. Ai do të përhapet nëpërmjet rrjeteve sociale YouTube dhe Facebook, sepse në këtë mënyrë, sipas autorëve të projektit, ai do të arrijë tek një auditor i madh.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Marian Baçev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova

Bullgaria merr pjesë me një stendë të saj në Panairin e Librit në Londër

Ministri i Kulturës Marian Baçev dhe Nënresidentja e Bullgarisë Ilijana Jotova hapën Stendën Kombëtare Bullgare në Panairin e Librit me famë botërore në Londër – 2025. Pjesëmarrja e dytë radhazi e vendit tonë në forumin prestigjioz po realizohet me..

botuar më 25-03-11 5.57.MD
Simeon Nikollov -

Mbreti dhe Mbretëresha e re e letrave do të kurorëzohen në maj

Ata që meritojnë kurorat e rënda të Mbretit dhe Mbretëreshës së letrave do të përcaktohen mes fëmijëve bullgarë në mbarë botën që do të marrin pjesë në edicionin e pestë të konkursit të leximit në gjuhën bullgare. Ai organizohet nga ekipi i Shkollës..

botuar më 25-03-08 9.15.PD

Ekspozita e fotografive "Bosilegrad para dhe tani" prezantohet në Timishoara

Një ekspozitë fotografike "Bosilegrad para dhe tani" u hap në Bastionin “Maria Terezia” në Timisoara. Iniciator i projektit është Aleksandër Dimitrov - kryeredaktor dhe kryetar i Shoqatës "GLAS" (zëri). Ai shoqërohej nga një nga fotografët, Vlladislav..

botuar më 25-03-07 12.54.MD