Kur njeriu shikon me vëmendje fotografitë dhe videot e Jasen Xhabirovit, kupton se pavarësisht sa mirë dimë diçka, kur e shikojmë atë nga lartë gjejmë një perspektivë të re, kuptojmë gjëra të panjohura. Ndërtesat, parqet, rrugët, vendet duken ndryshe, të fotografuara nga droni i Jasen Xhabirovit.
Jasen Xhabirov ka mbaruar universitetin në degën “Animim”. Se si filloi të fotografojë me dronë?
“Akoma para shfaqjes së teknologjisë së dronëve unë merresha me fotografi dhe me mjeshtëri operatori. Më pëlqente gjithashtu drejtimi i maketeve të helikopterëve. Kur në treg shfaqën dronët, dy gjërat ishin bashkuar në një vend. Kjo u bë para pesë vjetësh.”
“Dua të shkoj në shumë vende, të fotografoj dhe të xhiroj gjëra në mënyrë të ndryshme dhe pastaj të prezantoj spote të shkurtra” – tha Jasen.
“Tashmë kam përpunuar disa projekte, që u bënë shumë të njohura në Sofje dhe tregojnë bukuritë e kryeqytetit. Në të vërtetë nga lartë Sofja duket shumë herë më e bukur.”
Një nga projektet e fundit të Jasenit prezanton ndërtesat fetare nga lartë, siç i shikojnë ato zogjtë:
“Ndërtesat fetare janë më të ndryshme sepse forma e tyre është e kufizuar – natyrisht janë të rrumbullakëta. Ata tërheqin vëmendjen time sepse ato janë godinat, për të cilat arkitektët dhe ndërtuesit punojnë me vëmendje të posaçme. Për këtë vendosa se do të jetë mirë po t’i mbledh në një projekt.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
I vetmi lektorat për gjuhën, letërsinë dhe kulturën bullgare në Gjeorgji gjen një mjedis të përshtatshëm në Universitetin Shtetëror të Sokhumit në Tbilisi dhe po bën hapa gjithnjë e më të sigurt. Shkolla bullgare në kryeqytetin gjeorgjian gjithashtu po..
Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në..
10 vite dhe 18 000 fotografi të publikuara – ky është bilanci i Ivan Shishiev, i cili lejoi veten të hedhë një vështrim të shkurtër pas në dekadën e kaluar. Vite, në të cilat ai ka fiksuar pa numër momente, fytyra dhe vende simbolike në kryeqytetin..