Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hristo Pavllov – “Dua t’u ofrojë dije muzikantëve të rinj”

Foto: arkiv personal

Doc. Hristo Pavllov është një emër i afirmuar në jetën muzikore të Bullgarisë. Është laureat i konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare si flautist, kompozitor dhe dirigjent. Dirigjon shumë kolektiva, mes të cilave janë Filarmonia e Çekisë, Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, Orkestra Metropolitane e Sofjes, Filarmonia Bullgarika, Orkestra Rinore e Radios “Classic FM”, “Simfonieta Sofja”. Është pedagog i orkestrimit, producimit të orkestrës simfonike në studio dhe i muzikës së lojërave kompjuterike në Programin e magjistraturës për kompozime filmore të “Pulse College” në Dublin, të Irlandës. Më 19 mars në sallën e Akademisë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov” nën dirigjimin e Hristo Pavllovit do të dëgjojmë vepra të laureatëve të Programit ndërkombëtar të “Pulse College” për muzikë filmash.

Të gjithë autorët, veprat e të cilëve do të interpretohen, kanë kryer kurset e “Pulse College”, që mbahen në Bullgari prej dy vjetësh dhe disa prej tyre janë studentë në programin master për kompozime filmore. Për këtë projekt na tregon Hristo Pavllovi:

“Koncerti është me “Simfonieta Sofje” dhe nuk është e rasti që është në Akademinë Muzikore. Mendoj të vëmë fillimin e një bashkëpunimi të frytshëm, që u prit me entuziazëm edhe nga kolegët nga Irlanda. Programi përfshin vetëm muzikë filmash, por ndryshe nga  pritjet e publikut, nuk do të jenë melodi nga filma të njohur. Do të interpretohen vepra të autorëve që shpresojnë në të ardhmen e afërt të fitojnë popullaritet. Të gjithë janë në nivel të lartë profesional. Kanë qenë studentë në programe të ndryshme të kolegjit në Dublin.

Punoj me këta partnerë prej rreth 15 vjetësh, sidomos me udhëheqësin e kursit për kompozime filmash në kolegj – Derek Gleeson. Ai është kompozitor i muzikës filmore, por gjithashtu edhe dirigjent, prej vitesh punon në Los Anxhelos, me origjinë është irlandez. Koncerti përfshin  11 kompozitorë nga Hong Kongu, Singapori, Italia, SHBA dhe Irlanda. Për fat të keq nuk interpretojmë autorë bullgarë, sepse kurset dhe programet master në këtë kolegj janë me çmim që vështirë mund të përballohet nga një bashkatdhetar ynë. Sivjet në kursin 25 ditor që do të zhvillohet në qytetin tonë Varna gjatë verës secili prej kompozitorëve bullgarë mund të vijë dhe të dëgjojë falas. Derec Gleeson e zgjodhi qytetin Varna për shkak të vendndodhjes së tij buzë detit dhe pranisë së bazës së mirë për zhvillimin e një projekti të tillë të madh ndërkombëtar. Jam pedagog edhe në Akademinë Kombëtare Muzikore në Sofje, ne gjithashtu kemi klasa master për kompozime mediatike. Dëshiroj që  në këto kurse dhe programe të vijnë më shumë të rinj bullgarë dhe tani i kam përqendruar përpjekjet e mia në këtë drejtim.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzikë etno dhe bullgare në një koncert të Barcelona Gipsy balKan Orchestra në Plovdiv

Një nga ngjarjet muzikore të padiskutueshme të këtij sezoni është koncerti i Barcelona Gipsy balKan Orchestra (BGKO) . Më 22 tetor në Plovdiv, formacioni sensacional etno do të performojë një spektakël të zjarrtë që e çon muzikën përtej dallimeve..

botuar më 25-10-21 2.35.MD

Oktet harpash - për herë të parë në skenën bullgare

Një ansambël prej dy ose më shumë harpash nuk është diçka e re në skenën bullgare. Por për herë të parë do të kemi mundësinë të dëgjojmë një oktet të tërë, që sigurisht është një ngjarje për vendin tonë . Ideja, përzgjedhja e programit dhe..

botuar më 25-10-20 1.55.MD

"Ndërsa je këtu" - një baladë e butë me shpresë për të nesërmen

Dy këngëtarë - Bojana Karpatova dhe Boris Hristov - bashkohen për një këngë dueti të titulluar "Ndërsa je këtu". Bojana vetë shkroi muzikën dhe tekstin, aranzhimi është nga Artur Nadosjan. Ja çfarë thonë artistët për mesazhin e këngës: "Koha..

botuar më 25-10-20 6.05.PD