Ditën e enjte TASS bëri të ditur duke u mbështetur te përfaqësues të kompanisë ruse “Rosatom” se Gjykata e Arbitrazhit pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në Gjenevë ka marrë vendim në dobi të “Atomstrojeksport” në debatin me Kompaninë Elektrike Kombëtare për ndalimin e projektit për Centralin Atomik “Belene” dhe se Gjykata ka marrë vendimin për kompensimin e “Atomstrojeksport” për dëmet e pësuara me përmasë 620 mln euro. Nga ana e vet Kryeministri Bojko Borisov dhe Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova deklaruan se vendimi është për 550 mln euro, të cilat duhet të paguhen nga Kompania Elektrike Kombëtare për pajisjen tashmë të prodhuar, të porositur gjatë vitit 2008.
Ja pak informacion suplementar. Saga lidhur me Centralin Atomik “Belene” filloi para 35 vitesh. “Fëmija e dytë atomike”, fryt i dashurisë bullgaro-sovjetike, duhej të ishte krenaria energjetike e Bullgarisë socialiste dhe më konkretisht e udhëheqësit të saj të parë Todor Zhivkov. Një vit pas ndryshimeve demokratike në vitin 1989 projekti i realizuar pjesërisht u ndalua dhe u ringjall përsëri në vitin 2002 nga Kryeministri i atëhershëm Simeon Sakskoburggotski. Në vitin 2006 pas një ankandi ndërkombëtar për teknologjinë dhe zbatuesin qeveria e Sergej Stanishevit zgjodhi “Atomstrojeksport” për ndërtimin e një centrali krejtësisht të ri dhe jo përfundimin e ndërtimit të filluar. Problemet filluan pasi erdhi në pushtet qeveria e GERB-it në vitin 2009, kur nuk u arrit pajtim midis Kompanisë Elektrike Kombëtare dhe “Atomstrojeksport” për çmimin përfundimtar të kapaciteteve bërthamore prej dy blloqesh prej 1000 megavatesh. Përveç kësaj doli se kompania bullgare ka probleme me financimin. Në fund kompania energjetike gjermane RWE, e cila është partnere e Kompanisë Elektrike Kombëtare duhej të bëhej aksionar privat me 49 për qind në centralin e ardhshëm “Belene”, por hoqi dorë. Kështu u arrit deri te ndërprerja e dytë zyrtare e projektit gjatë muajit shkurt të vitit 2013 dhe deri te pretendimet e “Atomstrojeksport” për kompensime me përmasë 1.2 mlrd euro. Mirëpo, arbitrazhi në Gjenevë miratoi vetëm pagimin e shpenzimeve të “Atomstrojeksport” për pajisjen e prodhuar. Të gjitha kërkesat e tjera – për rritjen e të ardhurave për projektin, për dobitë e humbura, për shpenzimet e realizuara jashtë atyre të deklaruara etj. u refuzuan. Kompania Elektrike Kombëtare duhet të paguajë për pajisjet e prodhuara dhe përkatësisht t’i marrë këto aktive të prodhuara me përmasë 550 mln euro. Dallimi deri në 620 mln euro, të cituara nga pala ruse janë rrjedhim i një kërkese të Kompanisë Elektrike Kombëtare, sepse “Atomstrojeksport” duhej të blinte pajisjen e vjetër në sheshin në Belene, por nuk e bëri në vëllimin e plotë të deklaruar.Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..