Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët dhe birra – 135 vjet nuk mjaftojnë

БНР Новини
Foto: BGNES

Në Ditën e Profetit Ilia prodhuesit bullgarë të birrës shënojnë festën e vet profesionale. Sivjet ata kanë tri jubile që me siguri mund t’i shënojmë me një “Gëzuar” të madhe. Ato janë 135 vjet industri të birrës në Bullgari, 60 vjet shkencë për prodhimin e saj dhe 25 vjet Bashkim të prodhuesve të birrës.

Sot në Bullgari prodhohen dhjetëra lloje birrë dhe pavarësisht nga markat e ndryshme të birrës së jashtme, pjesa dërmuese e bullgarëve preferojnë prodhimin vendas. Më e preferuar është birra e çelët, kurse kohët e fundit pija jo e pasterizuar po grumbullon një popullaritet gjithnjë e më të madh. Drejtori ekzekutiv i Bashkimit të prodhuesve bullgar të birrës në Bullgari Ivana Radomirova e quan llojin e birrës e cila po fiton një popullaritet “vintixh” dhe pret që ajo të bëhet gjithnjë e më e njohur.

СнимкаNë qoftë se bëhet fjalë për konsum, Bullgaria gjendet në mjedisin e artë, në krahasim me shtetet e tjera nga Bashkimi Evropian. Kurse qytetet Ruse dhe Montana janë qytetet të cilat çdo vit garohen për vendin e parë për një konsumator më besnik të birrës, ku aktualisht Ruse zë pozita lideri. Birra është një pije e preferuar dhe në qytetet Burgas, Varna, Pleven dhe Sofja. Gratë bullgare nuk mund të thyejnë stereotipin për birrën si një “pije të meshkujve” dhe gjinia mashkullore mbetet konsumatori më aktiv nëpër tokat tona. Burrat e përdorin pijen prej malti rreth 13 herë në muaj, derisa gratë mezi rreth 5. Sipas të dhënave të fundit nga Bashkimi i prodhuesve të birrës në Bullgari, butilet prej qelqi bëhen gjithnjë e më të preferuara dhe i tejkalojnë paketimet plastike të preferuara deri vonë prej bullgarëve. Përse ky është një lajm i gëzueshëm? Sipas prodhuesve të birrës “qelqi” është klasë dhe më mirë përfshihet në atmosferën e përjetimit të këndshëm, dhe po kështu më gjatë mund të ruajë cilësitë e birrës. Kur bëhet fjalë për një prodhim në masë, nuk ka sesi të mos të mendohemi për anën ekonomike.

Në çfarë mënyre prodhimi bullgar i birrës ndikon mbi ekonominë, komenton Ivana Radomirova:

“Industria bullgare e prodhimit të birrës ka një kontribut serioz për ekonominë e vendit, jo vetëm se ka një zënie direkt të punës në sektor, jo vetëm se paguajnë akcizë dhe TVSH ndaj buxhetit të shtetit, por dhe sepse, në sajë të prodhimit dhe të shitjeve të birrës angazhohen jashtëzakonisht shumë njerëz, si nëpër vargun e furnizimeve, ashtu dhe nëpër vargun e klientëve. Llogaritjet tregojnë se, rreth 7 800 veta janë të zënët në mënyrë indirekte me prodhimin e materialeve dhe të lëndëve për industrinë. Mbi 23 000 janë të zënët në tregti. Kontributi sa u përket sigurimeve dhe të gjitha taksat po kështu është i madh. Për vit rreth 341 milionë leva janë të ardhurat ndaj buxhetit të vendit nga prodhimi dhe shitja e birrës.”

Eksporti i birrës bullgare për jashtë është shtuar me 15% gjatë viteve të fundit, ku më shpesh një birrë bullgare mund të takojmë në Rumani.

Rregullisht bëhemi dëshmitarë të këmbimit të dizajnit dhe të formës së paketimit dhe të etiketave. Përse ndodh kjo?

“Nga njëra anë paketimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ruajtjen e cilësisë të çdo një produkti, më në veçanti të ushqimeve dhe të pijeve – komenton Radomirova. – Po kështu vihet re një zhvillim më i mirë të paketimit, të cilët të jenë më interesante për konsumatorët dhe të jenë më të lehtë për kthim dhe përdorim të dytë. Aktualisht ka paketime prej qelqi, të cilat janë shumë të lehta, praktike për t’u blerë dhe për riciklim. Dolën dhe butile të reja, të cilat ridrejtojnë drejt një ndjenje më të ndryshme dhe emocion më të madh te klienti.”

Sekretari i përgjithshëm i Prodhuesve të birrës në Evropë Pier-Olivie Berzheron është një mik i posaçëm për festimet sivjet. Ja se çfarë tha ai për prodhimin bullgar të birrës:

“Bullgaria është shtet midis të gjitha shtetet e tjera, por ka diçka speciale – këtu ka një shkencë tradicionale për prodhimin e birrës. Ka një investim të pasur për studime universitare të birrës. Pasojat janë se, cilësia e birrës në Bullgari është jashtëzakonisht e lartë. Gjatë 60 vjetët e fundit janë bërë studime të shumta në një nivel të lartë. Në qoftë se jetoja në Bullgari do të isha i kënaqur nga zgjedhja e birrave. Këtu ka një përzierje midis pijes së prodhuar nga kompanitë e mëdha dhe nga prodhuesit më të vegjël lokalë. Kjo është me rëndësi, sepse konsumatori ka një zgjedhje të madhe.”

Shumë shpejt do të mund të kontrollojmë onlajn, sesa kalori përmban pija e zgjedhur prej nesh dhe se çfarë pikërisht ka në të. Për festën, Bashkimi i prodhuesve të birrës në Bullgari uron që dhe pas 135 vjetëve njerëzit përsëri të presin me shumë buzëqeshje këtë ditë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Luiza Llazarova dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD