Vlladimir Veliçkov është fyelltar, pjesëmarrës në formacione të ndryshme, në projekte bullgare dhe të huaja. Ka çmime nga konkurse të shumta, ka punuar me muzikantë të njohur botërisht. Nga kavalli ai nxjerr tinguj të paimagjinuar në improvizimet e stileve dhe zhanreve të ndryshme – etno, xhaz, rok, muzikë klasike etj.
Vlladimir filloi t’i bie kavallit në moshë 6 vjeç. Në atë kohë në qytetin e tij të lindjes Pleven, në klasën e parë, babai insistonte për prova të çdoditshme. Më vonë ai vetë zbuloi kënaqësinë e interpretimit në ansambël – në Orkestrën Popullore pranë Vatrës së Kulturës në qytet. Mbaroi Shkollën Kombëtare të Arteve “Panajot Pipkov”, ku njëkohësisht studioi muzikë klasike dhe popullore. Pedagogu i tij i kavallit Valentin Nedjallkov akoma atëherë e orientoi atë drejt ashtuquajturit “interpretim modern”. Për një periudhë të shkurtër Vlladimir Veliçkovi ishte solist i Ansamblit për këngë dhe valle popullore “Danub” të qytetit Vidin. Vetë dirigjenti i ansamblit Genço Gençev e këshilloi atë me fjalët: “Çun, ti s’ke punë këtu, duhet të shkosh në akademinë e Plovdivit”. Gjatë kohës së studimit të tij në Akademi Vlladimiri interpretoi në orkestrën e saj, pastaj u bë lektor i jashtëm i kavallit. Tashmë dy vjet ai është gjithashtu profesor në Universitetin e Plovdivit. Arsim profesional, nivel i lartë dhe punë e çdoditshme – e gjithë kjo sjell mundësi për eksperimente në drejtime të ndryshme. Më shumë na tregoi vetë Vlladimir Veliçkovi:
Cilat janë takimet më frymëzuese në jetën e Vlladimirit?
“Mendoj se ky është takimi im me Stanley Jordan – një nga kitaristët më të mirë bashkëkohorë. Ai është kitaristi i parë, i cili filloi të interpretojë vetëm me duar, pa përdorur pendë në urën e kitarës. Më parë e shikova në televizion, në një shou televizive. Pastaj një mik im nga Plovdivi më thirri në telefon dhe më tha: “Merr kavallin dhe eja në sallë”. Atje gjeta shumë muzikantë, asnjëri nuk ishte muzikant i folklorit – vetëm pianistë dhe njerëz të xhazit. Atëherë ai më tha “Tani do të vijë Stanley Jordan dhe duhet të bëni diçka së bashku”. As unë dija se do të interpretoja me të, as ai dinte. U takuam në skenë. U bë shumë interesante. Pastaj biseduam deri në mëngjes. Nga ai mora ftesa për shfaqje të përbashkëta. Isha shumë i lumtur.”
“Mora një përkrahje të madhe nga ana e universitetit. Më ofruan sallën për webinarë. Aga ajo mund të bëj lidhje me çdo një pikë të botës në kohën reale. U lidha me shumë kolegë fyelltarë nga Amerika Jugore, Afrika, Australia, Holanda, Franca, Danimarka etj. Tek ne shumica e njerëzve mendojnë se kavalli është një vegël muzikor bullgar, mirëpo rrënjët e tij janë thellë në historinë e Lindjes së Largët. Thanë se në Lashtësi kanë kryer rituale duke kërkuar lidhjen mes shpirtërores dhe materiales. Në Mesopotami njerëzve, të cilët kishin luajtur në këtë vegël muzikor, u quajtën “kavall”. Me kalimin e kohës instrumenti pranoi emrin e muzikantit.”
Vlladimir Veliçkov interpreton gjithashtu “muzikë dasme”.
“Akoma kur isha nxënës fillova të merrem me muzikë dasme. Kam interpretuar me shumë muzikantë të njohur nga Bullgaria – Ivo Papazov, Neshko Neshev etj. Edhe sot interpretoj me një nga orkestrat shembullore të kësaj muzike – “Kanarite”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..