Pasi Papa Francisk dhuroi 5 000 euro për restaurimin e Bazilikës së Madhe në Pliska, boksieri bullgar në kategorinë e rëndë Kubrat Pulev dhuroi 2556 euro për kauzën e njëjtë. Ai gjithashtu u angazhua për t’u bërë thirrje të gjithë sportistëve me mundësi të mira financiare për të dhuruar mjete për rimëkëmbjen e katedrales së parë të Kishës Ortodokse Bullgare. Ajo u ndërtua gjatë gjysmës së dytë të shekullit të IX nga princi Boris, i cili në vitin 864 shpalli krishterimin fe zyrtare shtetërore të Bullgarisë dhe të popullit bullgar. Restaurimi i kishës më të madhe të krishterë në Evropë, e cila është e gjatë 102.50 metra dhe e gjerë 30 metra, filloi vitin e kaluar.
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili mbështetet nga një bashkim prej 24 mediash publike evropiane. Grozev, i cili është drejtor i platformës..
Me një koncert të kuartetit "Sllavej" të krijuar nga këngëtarja popullore Nadka Karaxhova dhe një bisedë rreth problemeve urgjente të bashkatdhetarëve tanë në Krahinat Perëndimore ( rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi..
Çdo ditë pranohen mbi 200 aplikime në kuadër të projektit "Unë zgjedh Bullgarinë", që synon kthimin e bullgarëve jashtë vendit për vendosje të përhershme në Bullgari, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov. Vetëm në 24 orët e..
Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues..
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e..