Pothuajse kaloi koha, kur qentë i ndihmuan njeriut si rojtar i shtëpisë dhe i kopeve, kur jetuan me njeriun, që t’i shërbejnë atij në gjah. Sot qentë shtëpiakë janë anëtarë të barabartë të familjes, ndërsa ka raste kur ata janë bashkudhëtari i vetëm, me të cilin njeriu e ndan vetminë. Miku, që leh, edhe mund të bëhet një frymëzim, që të fillojmë të mendojmë për kuptimin e jetës. Mirëpo, kryesorja është, se qentë janë jo vetëm miq të vërtetë të njeriut. Ata sjellin shumë dëfrim. Me ta njeriu kalon kohën në mënyrë të këndshme dhe dëfryese. E gjithë kjo frymëzoi dy bullgare të reja të krijojnë një aplikacion për telefonat mobilë, nëpërmjet të cilit pronarët e qenve mund të lidhen me njeri tjetrin shumë lehtë dhe shumë shpejtë, që të komunikojnë.
Aplikacioni fund e krye është një shpikje bullgare, me emrin DOGLAR. Tashmë ai shfrytëzohet nga qindra pronarë të qenve në Sofje. Të gjithë presin, që së shpejti të dalë edhe versioni i ri i aplikacionit. Ai do të jetë i përshtatshëm për telefonat, që shfrytëzojnë sistemin më të përhapur operativ – Android.
Përveç për argëtim aplikacioni mobil DOGLAR shfrytëzohet edhe për informacion të dobishëm dhe me kohë për pronarët e qenve. Ai zakonisht ka të bëjë me vendet e lejuara për shëtitje të qenve; rajonet, që duhet të shmangen, sepse fshehin rreziqe për qenin dhe të dhëna të tjera të dobishme në ndihmë të pronarëve.
 “Kur njeriu hyn  në aplikacion, në ekran dalin profilet e qenve, të cilët ndodhen më afër.  Karakteristike është, se aplikacioni mobil lejon që të kërkohen qen sipas racës,  seksit, largësisë – shpjegon Pavlina Desheva, bashkautore e platformës sociale  për miqtë me katër putra. – Kur krijohet një aplikacion mobil, synimi është që ai  të mos përqendrohet mbi një territor gjeografik. Duhet të ndiqet tërë tregu  botëror. Në botë ka më se 220 milion qen shtëpiakë, pa qentë e rrugës. Që të  studiojmë tregun në Bullgari, krijuam një faqe internet. Në të ata, të cilët  kishin interes ndaj një aplikacioni të tillë kishin mundësi të regjistrojnë  adresën për korrespondencë. Tani më se 2 mijë veta presin versionin tonë të ri.  Personalisht unë jam sipërmarrëse dhe vitet e fundit punova në një organizatë  të madhe në fushën e teknologjive IT. Pasi u njoha me bashkëpunëtoren e  tanishme Biljana Sllavejkova, krijuam aplikacionin mobil. Nuk është lehtë, që  një produkti i tillë të mbrohet para investitorëve potencialë. Duhet të kalojnë  të paktën 5 vjet, që të jepet vlerësim për potencialin e idesë së hartuar,  megjithë edhe që ajo të na duket e mirë.”

“Doemos njerëzit janë ata, të cilët përdorin aplikacionin e qenve, prandaj në shkallë të madhe ai është i orientuar te nevojat e tyre – rrëfen Pavlina Desheva. – Motivacioni, që të krijojmë aplikacion mobil për qenë dhe për pronarët e tyre ishte, që përderisa ata shëtisin bashkë pronarët njihen me pronarë të tjerë të qenve. Vet ata rrëfejnë, se kur janë përjashta me mikun e tyre me katër putra, janë më të prirë të komunikojnë me njerëz zë panjohur, sesa kur janë vet. Sipas një anketimi 90 për qind prej pronarëve u bëjnë qenve dhurata me rastin e festave të ndryshme. Nuk janë pak ata, të cilët pranojnë, se janë gati të rrezikojnë jetën, në se do të imponohet të shpëtojnë qenin e tyre.”
Kur krijuan aplikacionin DOGLAR autoret shfrytëzuan modelin e rrjeteve ekzistuese sociale për komunikim. Për realizimin e idesë ato i kushtuan shumë punë, kohë dhe energji. Për punën e përbashkët Pavlina Desheva tregon:
“Kur u njohëm dhe formuam ekipin tonë, akoma nuk kishte aplikacione të ngjashme. Mezi tani fillojnë të dalin. Kjo është një gjë normale, sepse ekziston një e rregulla e pashkruar, se kur njeriu ka një ide prej novatori, duhet të jetë i bindur, se të paktën një qind njerëz të tjerë në botë mendojnë për po këtë gjë. E vetmja, e cila mund të na ndihmojë është, që të jemi më të shpejtë dhe më të zhdërvjelltë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reQeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të..
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë..