Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Opera në Teatrin Veror të qytetit Varnë

БНР Новини
Foto: operavarna.com

Edicioni i shtatë i Operës në Teatrin Veror në Varnë padyshim është një nga veprimtaritë kulturore, të cilët tërheqin mijëra admirues. Edhe sivjet ai organizohet në bashkëpunim të Operës Shtetërore të qytetit, Bashkisë së qytetit dhe Festivalit Ndërkombëtar Muzikor “Vera e Varnës”. Veprimtaria fillon më 11 gusht me një nga veprat më të njohura të kompozitorit rus Modest Musorgski “Boris Godunov”. Regjisor i shfaqjes është Pllamen Kartallov, dirigjent Jordan Kamxhallov, solist basi italian Karllo Kollombara. Më shumë hollësi sjell sopranoja dhe drejtoreshë e Operës Shtetërore të Varnës Daniella Ivanova-Dimova:

“Nga data 11 deri më 25 gusht në kuadrin e aktivitetit Opera në Teatrin Veror të Varnës prezantojmë gjashtë opera. Dëshiroj të theksoj, se krahas emrave të mëdhenj operistik bullgarë, në këtë veprimtari prezantohen edhe shumë këngëtarë të huaj operistik. Për shembull në operën “Boris Godunov”, me të cilën hapet festivali, publiku do të dëgjojë basin italian Karllo Kollombara, i cili përgatit këtë rol në vazhdim të dy viteve. Kjo parti e cila është emblematike për basët bullgarë dhe rusë kërkon një guxim të madh që të rikrijohet nga ndonjë këngëtar i cili nuk ka prejardhje sllave. Kjo shfaqje iu kushtojmë përvjetorit të 80-të të lindjes së këngëtarit të madh operistik bullgar Nikolla Gjuzellev, për të cilin ky rol ishte pjesë e pandarë e repertorit.”

Për premierën e operës “Forca e fatit” nga Xhuzepe Verdi më 13 gusht, bashkëbiseduesja Daniella Ivanova-Dimova tregon:

“Opera “Forca e fatit” është një titull i ri në afishen tonë. Regjisor është Dejan Proshev, ndërsa dirigjent Marko Boemi – një emër i njohur italian. Në skenë do të dalë një yjësi këngëtarësh bullgarë dhe italianë si Daria Masiero, Karllo Kollombara, Vencisllav Anastasov, Kaludi Kaludov.”

Për premierën e tretë, kryeveprën e kompozitorit Vinçenco Belini “Norma”, prapë hollësi sjell drejtoresha e Operës Shtetërore të qytetit Varnë Daniella Ivanova-Dimova:

“Më 22 gusht është sfida e fundit e kësaj stine për teatrin tonë. Operën “Norma” e realizon fund e krye një ekip i operës sonë. Ylli i shfaqjes do të jetë Darija Masiero, në rolin e Normës. Do të shfrytëzojmë 3D Mapping. Kështu spektatorët do të kenë mundësi të shikojnë një opera jo standarde dhe jo të zakonshme me solistë të talentuar, me korin dhe orkestrën e Operës Shtetërore të qytetit Varnë. Mendoj, se ata me sukses do të prezantojnë muzikën hyjnore të bellkantos krijuar nga Vinçenco Belini.”

Daniella Ivanova-Dimova sjell më shumë hollësi për veprimtarin Opera në Teatrin Veror:

“Në kuadrin e festivalit nën qiellin e hapur prezantojmë edhe tre spektakle, të cilët kishin premierat e tyre gjatë këtij sezoni. Më 17 gusht publiku do të shikojë “Josif dhe veshja e tij fantastike laramane” me muzikën e mrekullueshme të kompozitoritbritanik Andrju Lojd Uebër. Më 20 gusht prezantojmë operën e kompozitorit bullgar Asen Karastojanov “Bullgar nga koha e vjetër”. Edicionin e sivjetshëm të shtatë të Operës në Teatrin Veror sipas traditës e mbyllim me një gala koncert, i kushtuar jubileut të 85-të të doajenit të dirigjentëve bullgarë, maestro Borisllav Ivanov.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papi Hans me një këngë të re të nxehtë latine – "Е pafajshme"

Papi Hans po ngroh vjeshtën e ftohtë me këngën e tij të re me ritme latine “E pafajshme”. Ajo vjen pas një serie baladash dhe është kënga e parë nga albumi i tij i ardhshëm, i cili do të quhet simbolikisht “Dielli”. Sipas këngëtarit, ky do të..

botuar më 25-10-13 6.00.PD

Violina unike dhe surpriza intriguese në edicionin vjeshtor të "Festivalit Evropian të Muzikës"

"Festivali Evropian i Muzikës" në Sofje ofron disa ngjarje të spikatura për adhuruesit e muzikës në serinë vjeshtore të edicionit të tij të 25-të. Nga mesi i tetorit deri më 2 dhjetor 2025, do të zhvillohen koncerte me programe interesante dhe..

botuar më 25-10-11 7.30.PD
Emanuill Manollov (1860 – 1902)

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Emanuill Manollov - “Je i bukur, o atdhe”

Më shumë për Emanuill Manollovin mund të lexoni në arkivin e Radio Bullgarisë : 155 vjet nga lindja e atit të operës bullgare Emanuill Manollov Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto : Wikimedia Commons, Dimitër..

botuar më 25-10-10 7.05.PD