Edicioni i shtatë i Operës në Teatrin Veror në Varnë padyshim është një nga veprimtaritë kulturore, të cilët tërheqin mijëra admirues. Edhe sivjet ai organizohet në bashkëpunim të Operës Shtetërore të qytetit, Bashkisë së qytetit dhe Festivalit Ndërkombëtar Muzikor “Vera e Varnës”. Veprimtaria fillon më 11 gusht me një nga veprat më të njohura të kompozitorit rus Modest Musorgski “Boris Godunov”. Regjisor i shfaqjes është Pllamen Kartallov, dirigjent Jordan Kamxhallov, solist basi italian Karllo Kollombara. Më shumë hollësi sjell sopranoja dhe drejtoreshë e Operës Shtetërore të Varnës Daniella Ivanova-Dimova:
Për premierën e operës “Forca e fatit” nga Xhuzepe Verdi më 13 gusht, bashkëbiseduesja Daniella Ivanova-Dimova tregon:
“Opera “Forca e fatit” është një titull i ri në afishen tonë. Regjisor është Dejan Proshev, ndërsa dirigjent Marko Boemi – një emër i njohur italian. Në skenë do të dalë një yjësi këngëtarësh bullgarë dhe italianë si Daria Masiero, Karllo Kollombara, Vencisllav Anastasov, Kaludi Kaludov.”
Për premierën e tretë, kryeveprën e kompozitorit Vinçenco Belini “Norma”, prapë hollësi sjell drejtoresha e Operës Shtetërore të qytetit Varnë Daniella Ivanova-Dimova:
“Më 22 gusht është sfida e fundit e kësaj stine për teatrin tonë. Operën “Norma” e realizon fund e krye një ekip i operës sonë. Ylli i shfaqjes do të jetë Darija Masiero, në rolin e Normës. Do të shfrytëzojmë 3D Mapping. Kështu spektatorët do të kenë mundësi të shikojnë një opera jo standarde dhe jo të zakonshme me solistë të talentuar, me korin dhe orkestrën e Operës Shtetërore të qytetit Varnë. Mendoj, se ata me sukses do të prezantojnë muzikën hyjnore të bellkantos krijuar nga Vinçenco Belini.”
Daniella Ivanova-Dimova sjell më shumë hollësi për veprimtarin Opera në Teatrin Veror:
“Në kuadrin e festivalit nën qiellin e hapur prezantojmë edhe tre spektakle, të cilët kishin premierat e tyre gjatë këtij sezoni. Më 17 gusht publiku do të shikojë “Josif dhe veshja e tij fantastike laramane” me muzikën e mrekullueshme të kompozitoritbritanik Andrju Lojd Uebër. Më 20 gusht prezantojmë operën e kompozitorit bullgar Asen Karastojanov “Bullgar nga koha e vjetër”. Edicionin e sivjetshëm të shtatë të Operës në Teatrin Veror sipas traditës e mbyllim me një gala koncert, i kushtuar jubileut të 85-të të doajenit të dirigjentëve bullgarë, maestro Borisllav Ivanov.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, tërhoqi vëmendjen si nxënëse në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje, kur interpretoi këngën e saj të parë origjinale.Që atëherë, ajo i interpreton këngët e saj me respekt për folklorin..
Muzika... Arti që na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë, në jetën e përditshme dhe në festa. Na çon përmes saj, na e tregon në një mënyrë më të bukur dhe kuptimplotë. Krijon dhe ngjall kujtime, rrit emocionet dhe së fundmi - tregon histori...
Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, me dirigjentin kryesor Konstantin Ilievski , po e nis sezonin e saj të ri krijues me një koncert festiv në Sallën "Bullgaria" të kryeqytetit më 1 tetor - data e shpallur nga UNESCO si Dita..
Kamelia Todorova - këngëtarja që vendosi standarde në muzikën bullgare xhaz dhe pop - prezanton projektin e saj të ri muzikor "Këngët e mia" më 14 tetor..
Papi Hans po ngroh vjeshtën e ftohtë me këngën e tij të re me ritme latine “E pafajshme”. Ajo vjen pas një serie baladash dhe është kënga e parë..