Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali “Cerga Ballkanike” mbledh koloritin dhe zakonet e Ballkanit

БНР Новини

Për të gjashtin vit me radhë në fshatin e piktorit të madh bullgar Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri – Shishkovci, nga 22 deri më 24 shtator do të mbahet forumi tradicional ndërkombëtar “Cerga Ballkanike” (“Ballkanska Çerga”). Simbol i festivalit janë cergat, sepse derisa të mbahet festa, mund të shihet koloriti dhe zakonet e të gjithë popujve ballkanikë. Në ekspozitë mund të shihet se nuk ka dallim të madh mes këtyre veprave tradicionale të artit në regjion. Kjo do të thotë se të gjithë popujt ballkanikë kanë një shpirt të përbashkët. Gjatë viteve të kaluara ky simbol i Ballkanit sikurse ishte ndarë, por tani duket i tërësishëm. Për rëndësinë e festivalit na tregoi organizatori i tij Borisllav Krumov:

“Të gjithë duam të jemi së bashku. Kjo mund të shihet edhe në folklor, i cili tingëllon në ditët e festivalit. Nuk ka dallim të madh në tingëllim, vetëm fjalët janë në gjuhë të ndryshme. Ky forum na tregon se është mirë të jemi së bashku, kështu Ballkani do të jetë më i fuqishëm. Çdonjëri, i cili vjen në festë, mund të bindet se popujt ballkanikë kanë tradita të përbashkëta.”

СнимкаGjatë festivalit ka konkurse të ndryshme. Një prej tyre është kulinar. Do të ketë byrekë të jashtëzakonshëm, gjellë të pjekura nga e kaluara dhe kuptohet skarë. Më 23 shtator vizituesit mund të provojnë byrekun tradicional të Kjustendilit prej lakre.

“Kemi edhe një konkurs të mundjes popullore. Ai zhvillohet në një livadh të madh dhe atje mund të marrin pjesë të gjithë që dëshirojnë. Fituesit do të marrin një qengj. Për shkak të interesit të madh sivjet pjesëmarrësit do të ndahen në dy grupe – amatorë dhe profesionistë. Një moment i ri gjatë festivalit është gara e prerjes së drurëve. Ju e dini se në rajon ka shumë pyje dhe firma që merren me përpunim druri. Ka shumë njerëz, të cilët punojnë në këtë sferë dhe ne mendojmë se një garë e tillë mund të jetë mjaftë atraktive.”

СнимкаGjatë festivalit “Cerga Ballkanike” do të jenë të pranishëm mbi 2000 veta nga 150 grupe nga Bullgaria, Serbia dhe Maqedonia. Mbrëmjet do të jenë plot folklor dhe do të hidhen valle popullore që deri në mesnatë. Vizituesit do të mund të provojnë të bëjnë enë prej argjile, ose të thurin shporta. Ata mund të vizitojnë gjithashtu shtëpinë-muze të Vlladimir Dimitrovit-Mjeshtrit, që të shohin se ku ka banuar dhe krijuar piktori bullgar. Sigurisht që më kolorit dhe më i pritur është konkursi për raki më të mirë shtëpie. Kush do të marrë pjesë dhe kujt rakia është më aromatike dhe e këndshme?

“Sipas traditës në konkurs do të marrin pjesë mysafirët nga Serbia dhe Maqedonia. Ju e dini se Bosilegradi është një territor bullgar, i cili ka mbetur përtej kufirit, por pa dyshim traditat atje janë ruajtur dhe gatuhen gjellë shumë të shijshme. Është interesante se gjatë disa viteve të fundit fituesi në konkursin për raki shtëpie është nga Maqedonia. Pija e tij është bërë prej ftoi dhe atje ka gjithashtu mjaltë. Shija e rakisë është unikale. Sivjet ia drejtuam lutje mikut maqedonas për të marrë pjesë në juri, që të kenë shans edhe prodhuesit e tjerë.”

Festivali Ndërkombëtar “Cerga Ballkanike” është një thirrje për t’i harruar mosmarrëveshjet, le të jemi së bashku dhe t’i gëzohemi bashkëjetesës sonë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD

Esther Willems - një koreografe nga Haga, sipas së cilës shpirti i bullgarit është i injektuar në valle

Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..

botuar më 24-09-20 7.35.PD
Foto: Muzeu Etnografik Rajonal- Plovdiv

Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv po ndihmon në ringjalljen e zanatit të lashtë të punimeve të paendura

Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..

botuar më 24-09-07 10.10.PD