Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ballkani – udhëkryqi i Lindjes nga Perëndimi dhe i Perëndimit nga Lindja

БНР Новини

“Nacionalizmi u kthye në Ballkan, megjithëse ai nuk ishte nisur.” Ky konstatim shqetësues është i historianit të njohur bullgar prof. Andrej Pantev dhe mund të themi se ai është një prej konkluzioneve kryesore të një konference në Sofje me pjesëmarrjen e diplomatëve bullgarë. Forumi, i organizuar nga fondacioni politik gjerman “Friedrich Ebert” iu kushtua proceseve në Evropën Juglindore.

Shekuj me radhë Ballkani ka qenë jo vetëm periferi e politikës evropiane, por edhe zonë kufitare – konstatoi dr. Bobi Bobev nga Instituti i Ballkanistikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe ambasador vite me radhë i Bullgarisë në disa shtete ballkanike.– Kufiri midis krishterimit ortodoks dhe krishterimit katolik kalon pikërisht përmes Ballkanit. Ky është gjithashtu kufi i qytetërimit. Pas fundit të Luftës së Dytë Ballkanike Ballkani përsëri ishte zonë kufitare, këtë herë midis NATO-s dhe Bllokut Lindor. Pas vitit 1989 ngjarjet sikur u zhvilluan në drejtimin e drejt, po kishte edhe jo pak ndërlikime, sepse gjithçka, që ndodhi në regjion pas kësaj ishte lidhur me shpërndarjen e ashpër të ish Jugosllavisë. Megjithatë sot, për herë të parë në historinë e regjionit, të gjitha vendet shikojnë në një drejtim dhe kanë prioritete të njëjta të politikës së jashtme: anëtarësimi në NATO dhe BE. Duhet të themi sinqerisht se ne, BE-ja, bëmë gabim. Pse Kryetari i Komisionit Evropian duhej të shpallte moratorium mbi zgjerimin e Bashkimit deri në vitin 2020? Kjo krijoi kushte për negativizëm dhe do të jap një shembull – një studim serioz sociologjik në Maqedoninë fqinje tregon se gjatë vitit 2008 96 për qind e popullsisë kanë qenë për anëtarësimin në BE. Sivjet ata janë vetëm 71 për qind.

Për rrezikun e mbylljes së Ballkanit Perëndimor flet edhe Ljubomir Kjuçukov, drejtori i Institutit për Ekonomi dhe Marrëdhënie të Jashtme dhe ish Zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Sipas tij zgjerimi i BE-së tashmë jo vetëm se nuk është prioritet i Brukselit, por madje shtrohet çështja nëse duhet të aderohen akoma anëtarë. “Ky ka një efekt shumë negativ mbi qëndrimet e shoqërisë dhe mbi gatishmërinë për zhvillimin e reformave” – është i mendimit diplomati. Disa vëzhgues mendojnë se pikërisht vonimi i integrimit euroatlantik i Ballkanit Perëndimor është në thelbin e ndikimit në rritje të Rusisë në regjion. Ljubomir Kjuçukov nuk është i këtij mendimi:

СнимкаDilema Evropa apo Rusia është deri diku e sajuar dhe jorealiste. Konkretisht për Bullgarinë ajo përdoret vetëm për qëllime të politikës së brendshme. Të gjitha vendet e regjionit kanë deklaruar qartë orientimin dhe qëllimet e tyre. Po, Rusia gjithmonë ka qenë faktor në Ballkan, të paktën gjatë 250 viteve të fundit, por për mendimin tim gjatë 25 viteve të fundit Rusia nuk është alternativë për vendet e regjionit, sepse jashtë energjetikës ajo nuk disponon resursin ekonomik dhe nuk ofron alternativë ideologjike, siç ishte në periudhën e luftës së ftohtë. Rusia nuk e ka potencialin për ta ndarë regjionin” – është i mendimit Ljubomir Kjuçukov. Në vend të kësaj ai flet për një problem tjetër aktual:

A do të shndërrohet islami i matur ballkanik në barrierë para përhapjes së islamit radikal në Evropë, ose vetë ai do të sulmohet me qëllim radikalizimin e tij? Islami radikal kurrë nuk ka qenë faktor në Ballkan, por a ekziston risk që ai të shndërrohet në alternativë. Të dhënat për luftëtarët e rekrutuar të Shtetit Islamik nga regjioni janë një shkak i konsiderueshëm për shqetësim” – është i mendimit Ljubomir Kjuçukov.

Një sërë vëzhguesish politikë shënojnë se rreziku nga islamizimi në regjion ishte nënvlerësuar që gjatë viteve 90, por megjithatë duhet të dihet se myslimanët në Ballkan nuk janë fanatikë fetarë. Luftëtarët e rekrutuar nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria janë para se gjithash njerëz të varfër.

Gabimi kryesor i NATO-s dhe i BE-së është se nuk përvijuan perspektivën ekonomiko-sociale për regjionin, si plani i Marshalit për rimëkëmbjen e Evropës Perëndimore pas fundit të Luftës së Dytë Botërore” – është i mendimit diplomati Valentin Radomirski. “Ka rrezik që regjioni të mbetet një zonë gri, ose bufer për shkak të mungesës së perspektivës së integrimit. Vala e refugjatëve i radikalizon vendet nga Ballkani Perëndimor. Regjioni nuk merr përkrahjen e domosdoshme nga Brukseli në përballimin e problemit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografitë janë ofruar nga Fondacioni “Friedrich Ebert” – Bullgaria



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhje të parakohshme në asnjë kohë

Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..

botuar më 24-09-27 6.55.PD
Bojko Borisov

Në Sofje e konsiderojnë reagimin e BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut si të arsyeshëm

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..

botuar më 24-09-26 11.34.PD
Takimi i ministrave Ivan Kondov dhe Igli Hasani gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork

Për Sofjen dhe Tiranën, Korridori Nr. 8 mbetet një objektiv i përbashkët strategjik

Në Nju Jork, në kuadër të sesionit të vjeshtës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov u takua me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të..

botuar më 24-09-24 8.52.PD