Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Danisllav Kehajov: “Për mua muzika popullore nuk është vetëm profesion, kjo është “gjendja ime e natyrshme”

БНР Новини
Foto: arkiv personal
Edhe dëgjuesit, të cilëve nuk u pëlqen folklori, do të mbeten të magjepsur nga zëri i këngëtarit Danisllav Kehajov. Para kohe ai ngjalli një sensacion në rrjetet sociale me videon e xhiruar nën Rotundën e Kapitolisë në Juta të SHBA-së. Interpretimi i tij i këngës së malit të Rodopeve “Rufinka” mblodhi qindra mijë përkrahje dhe komente. Nuk janë pak ata, për të cilët kjo video me gjatësi përafërsisht nja një minutë, përbën një zbulim të bukurisë së folklorit bullgar, ndërsa për adhuruesit e tij – një shkak për krenari.



Danisllav Kehajov, jubileu 50-vjeçar i të cilit shënohet sivjet, ia kushtoi talentin dhe njohuritë folklorit bullgar. Të shumanshme janë zotësitë e tij në sferën e muzikës popullore – këngëtar me më se 400 incizime në Radion Kombëtare Bullgare dhe një diskografi të pasur, mësues i muzikës, drejtues i programeve të radios, organizator i festivaleve. Në sajë të popullaritetit në vitin 2010 në Shën Peterburg u zgjodh kryetar i Organizatës Ndërkombëtare “Rruga sllave”. Qëllimi i saj është të ndihmojë fëmijë dhe studentë, të cilët mësojnë artin tradicional të popujve sllavë. Para kohe u bë udhëheqës artistik i Ansamblit “Pirin” të qytetit Bllagoevgrad. Danislla Kehajov ka ambicien të rikthejë lavdinë botërore të këtij formacioni bullgar.

Danisllav Kehajov lindi në qytetin bregdetar Nesebër. Është trashëgimtar i një familjeje muzikore, e ëma është nga fshati Gllavan, rajoni i qytetit Stara Zagora. Siç vet ai rrëfen, edhe më sot kur shkon në këtë fshat gjithnjë kërkon dhe mëson këngë përrallë, legjenda nga njerëzit e moshuar. Nga i ati trashëgoi dashurinë ndaj këngëve të krahinës së Maqedonisë, për arsye se gjyshi i tij ishte nga Maqedonia e Egjeut. Kjo padyshim do të ndihmojë në punën e re me Ansamblin “Pirin”. Takimi me pedagogun Rusko Stefanov në Shkollën e Mesme Muzikore në Kotell e inkurajoi te mësojë muzikë. Prindërit e tij nuk ishin dakord që ai të vazhdojë në këtë drejtim. Pasi mbaroi Gjimnazin me mësimdhënien e gjermanishtes në qytetin Burgas, ai vazhdoi arsimin në Universitetin e Plovdivit “Paisij Hilendarski”. Krahas kësaj studionte edhe në Akademinë e Artit Muzikor, Figurativ dhe të Vallëzimit në po këtë qytet. Aktualisht bënë doktoraturën lidhur me këndimin folklorik të burrave. Jashtë masës është dëshira e këngëtarit të famshëm të zhvillojë dhe të përsosë dhuntitë dhe njohuritë e tij. Në botë njihet me turnetë e shumta të koncerteve. Në vitin 2005 emri i këngëtarit Danisllav Kehajov u përfshi në regjistrin e Institutit Biografik Amerikan të Karolinës Veriore për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm në art.

Për veten këngëtari Danisllav Kehajov rrëfen:

"Më duket, se për mua muzika popullore dhe folklori nuk janë vetëm profesion. Mendoj, se kjo është gjendja ime e natyrshme. Gjatë të gjitha këtyre viteve, unë pa u ndërprerë po thellohem në materinë e pafundme të folklorit. Dhe sa më shumë mësoj, aq më shumë kuptoj, se kam akoma të mësoj. Që prej kohe zbulova, se nuk më mjafton vetëm të këndoj. Prandaj specializova pedagogjiken muzikore, regjinë teatrore, menaxhimin artistik. Jam iniciator i shumë festivaleve interesante të etnoseve. Udhëheq Shkollën Bashkiake të Arteve dhe Ansamblin “Sllënçev Brjag” në qytetin e lindjes Nesebër. Që prej dy vitesh jam drejtor dhe udhëheqës artistik i Ansamblit Folklorik “Pirin”, për të cilin mund të them se ndoshta është grupi më atraktiv folklorik në Bullgari. Për mua ishte një sfidë e madhe që të qëndroj në krye të këtij formacioni të madh. Në të punojnë 85 veta, të gjithë artistë të talentuar. Atë, të cilën e bënë ansambli është në një nivel shumë të lartë profesional. Tani po përgatitemi dy shfaqje të reja dhe shpresoj se vitin e ardhshëm edhe publiku do të shikojë. Organizojmë turne me koncerte si në Bullgari, ashtu edhe jashtë shtetit. Dëshiroj, që të realizoj edhe projekte të reja të lidhura me karrierën time si këngëtar – incizime dhe koncerte."

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Kurtovo Konare fton në festivalin tradicional të lutenicës

Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor..

botuar më 25-09-13 6.55.PD

Festa e Bukës, Këngës dhe Vallëzimit në qytetin Silistra

Edicioni i gjashtë i Festës së Bukës, Këngës dhe Vallëzimit, me një ekspozitë bukësh dhe prodhimesh të bukës nga Vatrat e Kulturës në komunën e Silistrës, do të mbahet më 12 shtator në orën 18:00 në sheshin “Liria” të qytetit. Programi përfshin..

botuar më 25-09-12 6.10.PD

Krutmaç – dashuri me kafshatën e parë në fshatin Krepost

Fshati Krepost, komuna e Dimitrovgradit, do të shndërrohet në kryeqytetin kulinar të traditave më 7 shtator 2025, kur do të mirëpresë një nga ngjarjet më aromatike të kulinarisë bullgare – Festa e Krutmaçit. Bëhet fjalë për një djathë autentik bullgar, i..

botuar më 25-09-07 8.20.PD