Një konvikt prej kontejnerëve detarë i qe dhuruar falas Shkollës sportive “Neofit Rillski” në Sofje. Organizatorë të iniciativës krejtësisht bamirëse janë sipërmarrësi Zvezdelin Minçev dhe arkitekti Rumen Përvanov. Me përpjekjet dhe me mjetet e tyre godina është e ndërtuar dhe e pajisur krejtësisht. Përpara pak kohe sportistët e rinj u transferuan dhe u vendosën aty.
Projekti përbën një godinë me dy kate prej 12 kontejnerëve detarë me përgjithësisht 8 apartamente – dy me nga dy dhoma, dy me katër dhoma dhe katër me tri dhoma. Kapaciteti i godinës është deri më 42 banues. Një nga apartamentet me dy dhoma, i cili gjendet në katin e parë është i paracaktuar për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe është përshtatur me kërkesat për një mjedis të pranueshëm.
Për shkak të teknologjisë inovative puna në teren harxhon pak më shumë se një muaj – nga data 1 gusht deri më 13 shtator. Parimi për ndërtimin e godinës akoma është një novitet për vendin, pavarësisht se në Holandë projekte të ngjashme janë realizuar akoma gjatë vitit 2006. Godinat prej kontejnerëve të përdorur jo vetëm se nuk u lenë vend këtyre nga ndërtimi konvencional, por kanë dhe një farë prioritetesh: çmim të ulët, afate të shkurtra për t’u ndërtuar, pavarësi nga kushtet atmosferike, efikasitet të lartë energjetik.
Nisma bamirëse shkaktoi një interes të madh në rrjetin social Facebook, ku Zvezdelin Minçev tregoi për projektin:
“Përpara rreth një jave isha i provokuar shumë fortë nga një post në Facebook të një kontakti im aty. Ai nuk ishte drejtuar konkretisht ndaj meje, por komenti thoshte se të gjitha iniciativat e ngjashme, organizatat joqeveritare dhe fondet bamirëse nuk ndihmojnë dhe nuk bëjnë asnjë punë, por në fakt vetëm i ndajnë qytetarët. Kjo më irritoi dhe më detyrojë të publikojë në faqen time personale në rrjetin social atë, të cilën e bëmë me partnerin tim. Isha i befasuar shumë këndshëm nga të gjitha përshëndetjet dhe e gjithë përkrahja, të cilën e morëm. Na përmbushi një energji pozitive, të cilën unë fare nuk e prisja. Shumë njerëz shkruan se, kur kemi një plan tjetër, mund të drejtohemi ndaj tyre dhe se ata po kështu kanë dëshirë të marrin pjesë në ndonjë farë mënyre. Kjo më jep bindje të vazhdoj me iniciativa të tilla. Ka shumë njerëz të cilët kanë dëshirë të ndihmojnë dhe mbase është e nevojshme ndonjëri t’i bashkojë në një ide të ngjashme.”
Projekti i realizuar dhe rezultatet prej tij – që nga komentet pozitive në Facebook deri tek buzëqeshjet e fëmijëve, u sjellin besim Zvezdelin Minçevit se ndryshimi drejt më së mirës është i mundshëm:
“Kjo nuk është iniciativa e parë e tillë e arkitektit Rumen Përvanov. Kur e bëmë, qëllimi ynë ka qenë të mund t’u sigurojmë fëmijëve komfort – të kenë absolutisht çdo gjë, të kenë ngrohje, të jetë pastër dhe atmosfera të jetë e këndshme në kushte të shkëlqyera. Punuam me shumë zemër. Në kushtoi nerva të shumta, me qenë se teknologjia është krejtësisht e re. Mendoj se shoqëria bullgare është e zgjuar dhe e pjekur për iniciativa të tilla. Kjo më gëzon shumë dhe më jep shpresë se gjërat në Bullgari do të nisin. Shpresoj se e kemi ndezur shkëndijën për iniciativa të ngjashme, por më tepër kur ato janë të drejtuara ndaj fëmijëve, sepse ata janë e ardhmja jonë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë ofruar nga Zvezdelin Minçevi
Në renditjen Impact Rankings 2024 të Times Higher Education (THE), botuar më 12 qershor 2024, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" u rendit në vendin 401-600 në mesin e 1963 universiteteve në botë. Alma Mater merr pjesë në renditje për të..
Lodhja nga zgjedhjet, pjesëmarrja jashtëzakonisht e ulët e votuesve (pak mbi 30%), të rinjtë në qendrat e votimit dhe një shpresë e brishtë, thuajse e paperceptueshme për stabilitet dhe normalitet politik. Kështu mund t'i përshkruajmë zgjedhjet e kaluara..
Interesimi për zgjedhjet për Parlamentin bullgar dhe Parlamentin Evropian në Maqedoninë e Veriut është i njëjtë si në zgjedhjet e mëparshme - numri i votuesve pritet të jetë i njëjtë, rreth 130. Por bullgarët e Maqedonisë së Veriut u ngopën me votimin e..
Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas,..
Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski"..