Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tubimi i krijimtarisë popullore në Koprivshtica – jo vetëm në zemrat e njerëzve, por dhe në listën e UNESKO-s

БНР Новини

“Me Bullgarinë në zemër” – ky mbishkrim mbi bluzat e turistëve japonezë, të cilët kanë mbërritur për Tubimin kombëtar të krijimtarisë popullore në qytetin Koprivshtica mund t’i përgjithësojë përshtypjet dhe ndjenjat e mijëra pjesëmarrësve, të cilët njëherë në pesë vjet mblidhen në shtatë fushat rreth qytetit të bukur rilindës. Përgatitja e pjesëmarrësve fillon shumë më herët, sepse ka dëgjime paraprake mbi një parim regjional, që të mund të vendoset se cilët interpretues amator do të fitojnë të drejtën të tregojnë mjeshtërinë e vet. Në edicionin e fundit gjatë vitit 2015 u paraqitën 14 000 interpretues nga të gjitha krahinat etnografike të Bullgarisë, si dhe bullgarë të cilët jetojnë jashtë shtetit. Rregullorja e tubimit lejon pjesëmarrjen dhe të qytetarëve të huaj, interpretues të folklorit bullgar. Nga kjo mundësi u shfrytëzuan 500 interpretues nga grupet folklorike të 16 shteteve mes të cilave Zvicra, Belgjika, Holanda, Franca, Britania e Madhe, SHBA, Çekia, Ukraina, Argjentina dhe bile nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

СнимкаPër ta, por edhe për të gjithë bullgarët nëpër botë lajmi se Tubimi kombëtar i krijimtarisë popullore në Koprivshtica fitoi vendin e vet në Listën e UNESKO-s për praktika të mira për ruajtjen e trashëgimisë jo materiale kulturore, është një sukses i madh. Ai është rezultat i punës serioze të një ekipi të tërë prej shkencëtarëve nga Instituti i etnologjisë dhe folkloristikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (IEFEM), të cilët e mbrojtën kandidaturën.

СнимкаPër tubimin biseduam me docentin Nikollaj Vukov nga IEFEM: “Tubimi zhvillohet që nga viti 1965 dhe ka tanimë 11 edicione. Ky është një forum i cili mbledh në një vend dhjetëra mijë mbajtës të dijes folklorike nga krahinat e ndryshme të vendit – valle, zanate, folklori gojor, traditat. Ai ofron në kompleks një panoramë të trashëgimisë folklorike të cilën e ka Bullgaria. Konkretisht për përfshirjen e Tubimit kombëtar në regjistrin e praktikave më të mira të UNESKO-s, mund të them se pavarësisht nga vështirësitë, të cilat ishin gjatë vlerësimit dhe ndërmarrjes së kandidaturës, propozimi qe i vlerësuar sipas dinjitetit nga Komiteti ndërqeveritar për trashëgiminë jomateriale kulturore. Vlerësimi i lartë është i lidhur me faktin se, kjo është një praktikë, e cila nuk përfundon vetëm me edicionet e tubimit, por ka qëndrueshmërinë e vet.”

Vendimi i sesionit të 11 të Komitetit ndërkombëtar për ruajtjen e trashëgimisë jomateriale kulturore qe marrë me debate mjaft të vështira, në të cilat Tubimi në Koprivshtica është i mbrojtur si një praktikë unikale për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

СнимкаPor tani ja dhe diçka të cilën e dinë shumë pak njerëz – kënga rodopëse “Ka dalë Deloja hajdut” në interpretim të këngëtares Valja Ballkanska, e zgjedhur për të fluturuar në Kozmos, është e incizuar pikërisht në Koprivshtica. Kjo rastis në Tubimin e parë kombëtar gjatë vitit 1965, kur etnologët amerikanë Etëll Rejm dhe Martin Kjoning e dëgjojnë për herë të parë. Që atëherë, në çdo pesë vjet në qytezë tingëllon muzika, kurse interpretues dhe vizitues bashkë luajnë valle popullore bullgare dhe këndojnë këngë popullore në skenat dhe nëpër qytet në vazhdim të tri ditëve dhe tri netëve.

СнимкаSado të paduruar që të jemi të mund të ndiejmë magjinë e tij, duhet të presim deri në vitin 2020, kur valltarë, këngëtarë, instrumentist, tregimtarë dhe mbrojtës të traditave popullore do të mblidhen përsëri, që të mund të përjetojmë së bashku festën e jashtëzakonshme treditore. Planifikoni që herët pjesëmarrjen tuaj ose vizitën që do të bëni, sepse gjatë vitit të kaluar vizituesit qenë mbi 400 mijë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu

Kostumet tradicionale bullgare nga fshati rumun Băleni-Sârbi hynë në një katalog etnografik

Një album që përmbledh kostume tradicionale nga shtatë rajone të Vllahisë në Rumani u prezantua në ambientet e Muzeut të Qarkut Giurgiu.Në katalogun, të quajtur "Koleksioni Etnografik i Muzeut "Teohari Antonescu" në Giurgiu - Kostume Popullore dhe..

botuar më 25-06-29 6.00.PD

Bellogradçik pret Festivalin e Parë të "Bell Muzh" – një pjatë legjendare

Nga 26 deri më 29 qershor, Bellogradçik mirëpret festivalin e parë të dedikuar pjatës tradicionale "bell muzh" (бел муж). Ky delikates autentik është një pjesë e pandashme e traditave kulinarike të turlaqëve – një grup etnik që është shpërndarë në..

botuar më 25-06-28 10.10.PD

CNN renditi sallatën “Shopska” ndër më të mirat në botë

Sallata bullgare “Shopska” ka fituar një vend ndër 24 sallatat më të mira në botë sipas një renditjeje të re të publikuar nga CNN, raportoi BGNES. Pjata e freskët, е ngjyrshme dhe e dashur në të gjithë Evropën Juglindore, zuri vendin e saj të merituar..

botuar më 25-06-19 5.42.MD