Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petër Dimkov – ushtaraku shërues

БНР Новини
Foto: arkiv

Më 19 dhjetor u mbushën 130 vjet nga lindja e mjekuesit të njohur bullgar Petër Dimkov. Fati ishte bujar ndaj tij, duke i dhuruar aftësinë t’u ndihmojë njerëzve. Rriti në familjen e një prifti dhe një mjekuese të njohur. Në vitin 1899 bashkë me vëllain më të madh Dimitër shkuan në Rusi, ku ai ishte bursist i Shkollës së Lartë Ushtarake në Shën Peterburg. Krahas kësaj frekuentonte edhe leksionet në Universitetin e Mjekësisë, mbaroi dhe një kurs i homeopatisë, frekuentonte leksionet e mjekësisë tibetiane. Që nga fëmijëria atij i bënte përshtypje forca e madhe shëruese e bimëve. Përderisa ishte në Rusi lexonte edhe librat e doktorit Pekçeli për diagnostikim të irisit, i cili pak më vonë do të bëhej mënyra më e preferuar prej tij për përcaktimin e diagnozës.

Pasi u kthye në Bullgari Petër Dimkovi mori pjesë në tri luftërat, të cilat vendi zhvillonte për bashkimin kombëtar – Luftërat e Para dhe të Dyta Ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore. Tetë herë ishte i plagosur. Mirëpo vet pranon, se kurrë nuk ka hapur zjarr kundër njerëzve. Në Luftën e Parë Ballkanike, kur në kompaninë ushtarët u sëmurën nga kolera, ai porositi një karrocë me hudhër. Kështu ai i mjekonte me hudhër, me kripë prej limoni dhe ujë të zierë. Dhe të sëmurët ngriheshin më këmbë... Mjekonte ushtarët edhe nga tifoja, dizenteria dhe sëmundje të tjera. Në një nga përleshjet ai u plagos rëndë dhe nuk jepte shenje të jetës. Mirëpo, ushtarët e morën me veten. Kështu në sajë të tyre ai u shpëtua. Ai e respektonte ushtarët, dhe ushtarët gjithashtu e respektuan.

Me emrin e Petër Dimkovit lidhet edhe ruajtja e shtëpisë amtare të ideologut dhe organizator të Revolucionit Kombëtar në vitet e pushtetit osman – Vasill Levski. Gjatë vitit 1933 Dimkovi ishte komandant i kompanisë së 21-rë të këmbësorisë në qytetin Karllovo. Shtëpia e Apostullit të Lirisë ishte në një gjendje shumë të keqe dhe duhej të rrënohet, dhe në vendin e tij duhej të kalojë një rrugë. Mirëpo Petër Dimkovi, bashkë me pionierin e kinemasë artistike Vasill Gendov, mbrojtën këtë shenjtëri dhe filluan rindërtimin e saj. Në qytetin Varnë me po këtë energji Petër Dimkov, atëherë komandant i regjimentit të tetë detar, u përfshi në nismën, që rajoni i shkretët pranë kodrinës Asparhov të shndërrohet në një park në lavdërim të historisë bullgare. Në qytetin Svishtov përkrahu nismën për restaurimin e anijes “Radecki” lidhur me një nga faqet më të ndritshme të Kryengritjes së Prillit – kryengritjes së parë bullgare kundër robërisë turke në vitin 1876.

Për shkak të orientimeve të tij prej republikani në vitin 1936 ai u transferua në ushtrinë e rezervës. Atëherë ai realizoi dituritë dhe energjinë në një fushë tjetër – shërimin, gjë nga e cila gjatë viteve shumë njerëz fituan pasurinë më të madhe – shëndetin. Konsiderohet se më se 100 mijë veta e kanë kërkuar ndihmën e tij. Mirëpo, ky i cili mendon, se Petër Dimkov e ka grumbulluar një pasuri të madhe prej mjekimi, bënë gatim. Ai nuk merrte asnjë qindarkë nga të sëmurët.

Снимка
Trashëgimia e Petër Dimkovit është e grumbulluar në tri vëllimet “Mjekësia Popullore Bullgare”. Ai është autor i librave “Diagnoza e syrit”, “Higjiena dhe mjekimi i shpirtit” dhe botime të tjera.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD

Fshati Gomotarci ruan gjallë kujtesën dhe traditat e prodhimit të verës, por ka edhe jo pak probleme

Fshati Gomotarci në Vidin ka një histori të çuditshme. Dikur ndodhej në një vend tjetër, kilometra larg nga aty ku është tani. Pasi një murtajë e tmerrshme goditi një pjesë të madhe të banorëve të tij, të mbijetuarit vendosën të digjnin shtëpitë e tyre..

botuar më 24-09-21 8.30.PD