Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trolejbusi mbledh qindra fate njerëzore

БНР Новини
Foto: Joan Kolev

Transporti dhe trafiku urban janë dy gjërat të cilat i hasim çdo ditë. I zhytur në mendimet, shpesh nuk shikojmë njerëzit përreth dhe situatat, në të cilat bëhemi dëshmitarë pa dashje. Në se do të dëgjojmë historitë të cilat tregohen pikërisht aty mund të mësojmë diçka të re, ose të shkruajmë ndonjë tregim. Me ekspozitën e vet të debutimit “Për tramvajet ka këngë dhe poema” fotografi Hristo Rahnev dëshiron të na tregojë pikërisht atë, të cilën nuk e vëmë re në përditshmen e tensionuar.

Mesazhi ka të bëjë me rrugët e njerëzve, njerëz këto të cilët edhe nuk e shikojmë. Sipas meje ka shumë momente interesante, të cilët nuk i vëmë re. Dhe unë bëj provë që t’u rikthej atyre formën dhe rëndësinë. Duhet të shikojmë veten anash – çfarë bëjmë, ku dhe pse udhëtojmë, për çfarë mendojmë.

Në këngët dhe vjershat, stacionet, bulevardet, sheshet, mjetet transportuese janë simbol i pritjes së përjetshme të më së mirës, të dashurisë, të shpresës.

Trolejbusi gjithnjë është një sfond dhe sikur mbetet i padukshëm. Sipas meje në trolejbus mund të shikojmë sytë e njerëzve. Në ta mund të zbulojmë dashuri, dhembje. Mund të përpiqmi të zbulojmë çfarë mendon pikërisht ky njeri. E gjithë kjo më intereson dhe u përpoqa, që të provokoj interesin e të tjerëve”, shpjegon fotografi Hristo Rahnev.

Ekspozita përbën kuadro të shumta të veçanta, të cilat janë të ngjitura ashtu që të formojnë një trolejbus të pafundmë.

Sipas autorit, atë që nuk e vëmë re, atë që ndodh përreth por nuk i kushtojmë vëmendje ka shpjegimin e vet. Në shkallë të madhe kjo i detyrohet kohës, në të cilën jetojmë. Dhe sikur shenja e vetme e mospajtimit me realitetin, në të cilin jetojmë mbeten vetëm grafitet mbi muret e godinave dhe protestat e njerëzve, të cilat pushteti shpejt e shpejt e shuan duke premtuar se do të plotësojë kërkesat.

Megjithëqë i ati i tij është dramaturgu dhe gazetar i njohur Elin Rahnev, Hristo Rahnev nuk nisi rrugën e tij. Ai mbaroi Gjimnazin Kombëtar Profesional të Poligrafisë dhe Fotografisë. E pranoj këtë si një gjë normale, sepse të dy ata me të atin janë të preokupuar nga gjëra të ndryshme dhe secili ka jetën dhe rrugën e vet.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përsëri në shkollë

Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë.  Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...

botuar më 25-09-15 3.07.MD

Ndryshimet në legjislacion do ta afrojnë arsimin me kërkesat e shekullit XXI

Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka nevojë për reforma të mbështetura me ligje të nevojshme. Një prej tyre është ligji për arsimin..

botuar më 25-09-15 6.20.PD
Foto: Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Dubai

Besimi dhe arsimi forcojnë lidhjet mes bullgarëve në Emiratet e Bashkuara Arabe

Në fillim të shekullit të kaluar Dubai ishte një qytet i vogël me rreth 1200 banorë, me një port të vogël në brigjet e Gjirit Persik. Falë vendndodhjes së tij gjeografike u shndërrua në një port të rëndësishëm për tregtarët e huaj, kryesisht indianë,..

botuar më 25-09-11 8.00.MD