Ritualet bullgare të maskaradës kanë një traditë mijëvjeçare. Ata datojnë që nga koha e lashtë pagane. Lojërat me maska praktikohen në periudhat kur viti i ri vjen për të zëvendësuar vitin e vjetër, kur natyra fillon të ringjallet gjatë pranverës. Në thelbin e mesazheve të tyre është dëbimi i forcave të këqija dhe urimet për shëndet dhe pjellori. Burrat e maskuar lëvizen me hapa specifikë, kanë maska të frikshme dhe kostume origjinale, në mes mbajnë zile dhe këmborë me madhësi të ndryshme. Maskaradat në Bullgari janë një traditë akoma e gjallë dhe ajo transmetohet brez pas brezi. Rituali dimëror “Surva” është karakteristik për Bullgarinë e mesme Perëndimore, më saktë për vendbanimet Pernik, Breznik, Zemen, Radomir dhe rajonet.
 Maskat e  çuditshme janë fryt i imagjinatës së çdo pjesëmarrësi në grup. Veshjet punohen  nga copëza stofi të prera në shirita ose nga gëzofi. Në lojërat e burrave të  maskuar përfshihen edhe fëmijët krahas baballarëve të tyre, si një shenje për  vazhdimësinë e traditës.

“Çfarë do të ishte rajoni i qytetit Pernik pa ritin “Surva”? Pa ato natë, në të cilën shekuj pas shekujsh burrë të maskuar, të zënë nga të ftohtit, të trullosur nga gëzimi dhe energjia, si një stuhi tërheqin gjithçka pas vetes dhe toka e shkretë tundet nën tingujt e kumbueshme të këmborëve. Sivjet 55 vendbanime ndezën zjarrin e ritit “Surva” i cili zbatohet natën e 13 duke u gdhirë 14 janari. Sipas traditës së vjetër familjet mblidhen Ditën e Shën Vasilit, e cila sipas stilit të vjetër kremtohet pikërisht ato dy ditë. Kjo është festa më e madhe në rajonin tonë. Në qendrën e çdo vendbanimi ndizet zjarri i ritit. Burrat e maskuar vallëzojnë rreth tij, duke lajmëruar me zhurmën e zileve dhe këmborëve fitoren mbi të keqen. Kishte shumë miq dhe përfaqësues të UNESKO-së, profesorë të Institutit të Folklorit, gazetarë. Shtëpitë ishin të hapura, trapezat e pasura. Burrat e maskuar rrethuan vendbanimet shtëpi më shtëpi që të dëbojnë të keqen, të bekojnë zotërinjtë për shëndet dhe bereqet, të ndezin zjarrin, i cili posedon një forcë pastruese.”
 Më 27, 28 dhe 29 janar mbahet edicioni  i radhës i 26-të i Festivalit Ndërkombëtar Folklorik të Lojërave Maskarade  “Surva” Pernik 2017. Qyteti u pranua anëtar i Federatës së Qyteteve Evropiane  të Karnavaleve në vitin 1995. Sivjet marrin pjesë grupe të maskaradës të cilët  do të prezantojnë rite dimërore dhe pranverore.

 “Edicioni  i sivjetshëm do të jetë një kulm i kësaj veprimtarie, pasi 118 grupe marrin  pjesë. Kështu ai po afron rekordet e Gjinesit. 6944 pjesëmarrës shfaqën dëshirë  të marrin pjesë në “Surva” sivjet. Afro 8 grupe për herë të parë do të  prezantohen në festival. Më se 1300 janë fëmijët të cilët u përfshin. Në  kuadrin e Festivalit do të mbahet një konferencë shkencore “Maskaradat në fshat  dhe në qytet”, e cila është tradicionale për qytetin Pernik. Grupi “Fëmijët e  ritit Surva” do të prezantojë zakonet në Kompleksin e Rinisë. Gjatë tri ditëve  të festivalit do të punohen maska prej të gjithë atyre që dëshirojnë. Kjo do të  bëhet në punishten “Meçkarnica”. Kroati Nikolla Vrançiç rregulloi një  ekspozitë, në të cilën prezanton nja 20 – 30 maska të punuara prej tij. “Zjarri  i ritit Surva” është koncerti me të cilin hapet zyrtarisht veprimtaria. Një  interes përbën pjesëmarrja e 16 grupeve nga 8 shtete: Kroacia, Sllovenia,  Maqedonia, Serbia, Italia,  Shqipëria, Aruba. Do të ketë skena për shfaqjen e grupeve bullgare dhe skena  speciale për grupet e huaja – mysafire.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: BGNES dhe surva.org
Festivali i dytë i fasules me salsiçe premton një festë të paharrueshme të shijes dhe traditave folklorike në fshatin Zhitnica (Bullgaria Jugore). Në livadhet e bukura pranë bazës së kuajve, më 7 shtator mblidhen dashamirës të kuzhinës autentike për të..
Muzeu rajonal etnografik në natyrë "Etër" është krijuar si qendër për studimin e kulturës tradicionale të banorëve të Ballkanit, por sot në këtë vend unik pranë Gabrovo ringjallen zakone dhe tradita nga kalendari bullgar, ndërsa një ekip prej 70..
Në Rodope, kosi është simbol i shëndetit, jetëgjatësisë dhe traditës. Nga data 29 deri më 31 gusht 2025, fshati Momçillovci është mikpritës i Festivali i Kosit – një festë që bashkon kulturën, kuzhinën dhe zakonet e Rodopëve. Ngjarja tre-ditore..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re