Sot do të bëjmë një shëtitje në sallat e Muzeut Politeknik Kombëtar. Qëllimi i tij kryesor është prezantimi në mënyrë interesante i trashëgimisë teknike dhe shkencore bullgare. Është një vend, ku mund të mësohet shumë për zhvillimin e teknikës. Në sallat e muzeut janë treguar më se 1000 eksponate, të lidhura me tema si matja e kohës, teknika fotografike dhe pajisje xhirimi, evoluimi i mjeteve të transportimit, bile prodhimi i vajit të trëndafilit. Ndër eksponatet më interesante janë teleskopi i shkencëtarit bullgar nga koha e Rilindjes dr. Petër Beron, orët nga Pallati i Mbretit dhe kamera, me të cilën është xhiruar programi i parë televiziv në Bullgari në vitin 1959.
Muzeu prezanton historinë, aktualitetin dhe tendencat e zhvillimit të ardhshëm teknik në Bullgari. Ekipi i tij përpiqet që ta bëjë hapësirën e tij një qendër të hapur kulturore, ku vizituesit mund të prekin arritjet teknike dhe t’i përdorin ato si frymëzim për ide të reja dhe për zbatimin e tyre.
Kështu lindi ideja për organizimin e “Të shtunës familjare në muze”. Ajo zhvillohet çdo të shtunën e fundit të muajit. Është për fëmijët dhe prindërit e tyre, të cilët mund të mësojnë gjëra të reja në fushën e shkencës me ndihmën e specialistëve të muzeut dhe lektorëve të ndryshëm mysafirë. Fëmijët mund vetë të provojnë teknologji të ndryshme të lidhura me temat e përcaktuara për ditën konkrete. Për të shtunat familjare në muze dhe për të fshehtat e imazhit holografik, na tregojnë Vasil Makarinov dhe Jordan Jordanov, kujdestarë të Muzeut.
“E shtuna familjare në muze zhvillohet që nga viti 2014. Ofrojmë tema të ndryshme për prindërit dhe fëmijët e tyre në moshë midis 6 dhe 13 vjeç. Temat janë lidhur me ekspozitën e muzeut dhe me arritjet bashkëkohore të shkencës. Ideja është që të prezantojmë në mënyrë atraktive temat dhe të provokojmë interesin e fëmijëve.”
A e arrijnë me sukses këtë detyrë dhe a kthehen përsëri vizituesit për të mësuar më shumë në shtunat e tjera?
“Kemi një bërthamë të vazhdueshme të vizituesve, të cilët ndjekin informacionin në sajtin tonë dhe rregullisht vizitojnë ngjarjet e organizuara në muze. Përveç arritjeve të huaja shkencore që janë prezantuar në sallat tona, kemi edhe shumë eksponate bullgare. Tek ne mund të shihet një nga ampulat e para të dërguara në Bullgari me germanium të prodhuar në mënyrë eksperimentale. Është sjellë nga një bullgar, pjesëmarrës në ekipin shkencor, i cili e ka zbuluar këtë metal.”
Dhe tani le të zbulojmë të fshehtat dhe historinë e imazhit holografik. Këtë të shtunë vizituesit e Muzeut Politeknik Kombëtar do të mësojnë, se kjo teknologji mund të përdoret në monitorët bashkëkohor. Pse pikërisht holograme dhe a është Gjithësia një holografi, do të në thotë Jordan Jordanov:
“Do të prezantojmë këtë temë sepse është interesante për fëmijët. Ata vetë na provokuan që ta zgjedhim atë. Ka fëmijë, të cilët dëshirojnë të shohin se çfarë ka prapa imazhit holografik. Natyrisht kjo është një temë e ndërlikuar, por ne e prezantojmë kështu që të jetë e kuptueshme për të vegjlit. Fëmijët do të mësojnë për historinë e holografisë, se se ka lindur ajo, cilat janë rrymat në këtë fushë. Fëmijët do të kuptojnë se çdo ditë ne mbajmë në xhepin tonë holograme të vogla në formën e kartëmonedhave apo letërnjoftimeve, në të cilat ka imazhe të vogla holografike. Në fund të ditës do t’u japim atyre një detyrë argëtuese – ata do të duhet të përpunojnë vetë me materiale, me të cilat disponojnë, një pajisje për riprodhimin e hologrameve me ndihmën e smartfonit apo tabletit.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: Bozhidar Janev dhe bulgariatravel.org
Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të ndryshme dhe shkëmbim studentësh dhe pedagogësh me institucione të arsimit të lartë në Bullgari dhe..
Në prag të verës astronomike dhe rritjes së temperaturave, gjëja më e rëndësishme është të kesh ujë. Megjithatë, muajt e verës së vitit 2024 ishin një provë e vërtetë për qindra vendbanime në pjesë të ndryshme të Bullgarisë, të cilat ishin pa ujë ose..
Rajoni në SHBA, i mbyllur midis shteteve të Illinois, Ohajo, Miçigan dhe Indiana, është shtëpia e komunitetit më të vjetër bullgar në Amerikë, i cili u formua në fillim të shekullit të 20-të, kujton në një intervistë për Radio Bullgarinë, Konsulli i..
U takuam me Galina Kënevën gjatë vizitës së ekipit të transmetimit "Ura e besimit" në komunitetin kishtar ortodoks bullgar "Shën Patriku Evtimij i..
Për të dytin vit radhazi, Kolegji Mjekësor i Universitetit Trak në Stara Zagora (Bullgaria Jugore) po organizon ekzaminime mjekësore falas në Shqipëri...
Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Nju Jork hap dyert për praktikantë dhe vullnetarë, të cilët duan të fitojnë një përfytyrim realist për..