Në një konferencë të organizuar nga Programi për Përkrahjen e Organizatave Joqeveritare instituti “Shoqëria e Hapur” prezantoi të dhëna mbresëlënëse për OJQ në Bullgari. Që nga shfaqja e këtyre organizatave në Bullgari në vitet e 90-të të shekullit të kaluar po vëzhgohet një rritje e vazhdueshme е tyre në të gjitha sferat e jetës sonë publike. Kohët e fundit duket se numri i këtyre organizatave ka arritur kulmin e tij dhe çdo vit regjistrohen mesatarisht 800-900 organizata të reja në favor të shoqërisë. Sot në shtet janë regjistruar 15 000 organizata joqeveritare në 900 vendbanime. Rreth një e treta prej të gjithave ndodhen në Sofje. Sferat më të shpeshta, në të cilat ato zhvillojnë veprimtari, janë arsimi, kultura, sporti dhe të drejtat e njeriut. Më i madh është numri i tyre në fushën e sportit. Klubet sportive në Bullgari janë më se 3500. “Shoqëria e Hapur” përpiqet të shpjegojë motivet e njerëzve për regjistrimin e aq shumë organizatave të tilla. Sipas analizatorëve me qëndrim kritik motivet nuk janë “të pastra” dhe lidhen me përfytyrimet për “organizata të pasura, ku paguhet mirë”. Mirëpo statistika reale tregon se bile ato që janë më aktive, kanë shpenzime për më pak se 10 mijë euro për vit. Shpesh shpenzimet janë midis 2,5 dhe 3,5 mijë eurosh. Më shumë janë organizatat e vogla, të cilat nuk mund të paguajnë rroga dhe në 60% të rasteve ato përdorin punë vullnetare. Personat, të cilët punojnë në sektorin joqeveritar janë kryesisht femra , në shumicën e rasteve – me arsim të lartë, të cilat dinë gjuhën angleze. Mirëpo në sfondin e këtij personeli të kualifikuar shpërblimet janë më të ulëta, sesa janë ato në administratën shtetërore apo në sektorin privat. Sipas “Shoqërisë së Hapur” e vërteta është se ekzistojnë mekanizma të ndryshme, të cilat i bëjnë njerëzit që të organizohen dhe proceset në shtet dhe në Evropë tregojnë se ka nevojë për organizata joqeveritare dhe vendime, të lidhura me ndryshime për një shoqëri më të mirë. Pavarësisht nga kjo 80% të bullgarëve preferojnë të mos marrin pjesë në çfarëdo qoftë forme të pjesëmarrjes – parti, bashkim profesional, vatër të kulturës apo OJQ – janë përfundimet e institutit.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..