Zgjedhjet 2017 do të mbahen mend me ndërhyrjen në to të dy shteteve – të Rusisë dhe të Turqisë, si dhe me aktivitetet nacionaliste në kufirin tonë me Turqinë, që të ndalohen shtetasit bullgarë me origjinë turke për të ushtruar të drejtat e tyre kushtetuese të votimit. Do të mbahen mend edhe me diçka tjetër – si humben zgjedhje tashmë të fituara nga Partia Socialiste Bullgare.
“Në momentin, në të cilin Kornelia Ninova tha se demokracia jonë na ka privuar nga shumë gjëra dhe se duhet të ketë dashuri mes popullit bullgar dhe atij vëllazëror rus, t’i zhvillojmë projektet ruse, të nacionalizojmë ÇEZ-in etj., votuesi bullgar u mobilizua dhe bëri një rreth, që të ruhet nga era e ftohtë, që vjen nga Kremlini – shpjegon politologu Evgenij Dajnov rezultatin e lartë të GERB-it dhe bën prognoza: Kështu që nuk do ta ketë atë ndryshim për të cilin Putin mendonte se mund të arrihej. Kremlini do të ketë grupe të vogla prej njerëzish në grupet e veçanta parlamentare. Ato do të jenë më shumë në Partinë Socialiste Bullgare dhe në të ashtuquajturat “patriotë”, por nuk do të ketë një grup të tërësishëm parlamentar Kremlin.”
Sa i përket koalicionit të ardhshëm, fituesi i zgjedhjeve është në situatën në të cilën ndodhej Sergej Stanishev gjatë vitit 2013, kur Kuvendi Popullor kishte tepër pak parti dhe çdo një prej tyre shkaktonte dëme, është i mendimit Evgeni Dajnov. Pas ndalimit të paligjshëm të votuesve në kufi, Bojko Borisov do të ketë vështirësi, duke i bindur partnerët e tij evropianë se ka qëllim të udhëheqë me “Patriotët e Bashkuar”. Evgenij Dajnov nuk përjashton mundësinë që të ashtuquajturat “patriotë” në fund të fundit ta preferojnë Partinë Socialiste Bullgare, akoma më tepër se Valeri Simeonov tashmë theksoi ngjashmërinë e madhe në programet parazgjedhore.
Sociologu nga “Gallup” Përvan Simeonov prognozon se ka të ngjarë që GERB të formojë koalicion me “Patriotët e Bashkuar” me përkrahjen e “Volja” (Vullnet) dhe në momentet kritike me përkrahjen e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë. Mirëpo, Evropa do të pranonte vështirë udhëheqjen e përbashkët të forcave evropiane bashkë me nacionalistët, thotë gjithashtu ai. Gjithsesi, me rëndësi më të madhe është se çfarë politike do të zhvillojë qeveria e re – e reformave, ose e betonimit të mafisë.
“Nuk e di nëse ky është betonim i mafisë, sepse mafia është kudo – është kategorik Përvan Simeonov. – Më tepër bëhet fjalë për betonim të udhëheqjes ditë më ditë, të harxhimit të panevojshëm të mjeteve dhe pasi ndokush fillon të protestojë fillon të harxhohet edhe më shumë. Për fat të keq kam frikë se pavarësisht se kush na udhëheq situata nuk do të ndryshojë. Unë nuk dëgjova gjë tjetër nga e majta përveç mesazheve social-nacionaliste revizioniste ndaj BE-së. Mirëpo, çështja më e rëndësishme për Bullgarinë është se herët ose vonë do të duhet të fillojë t’i presë shpenzimet dhe atëherë do të fillojë dhimbja sociale, protestat, ulja e rejtingut. Mirëpo, ne nuk mund të merremi me politikë, duke menduar vetëm për rejtingun, të shkaktojmë zgjedhje, që të ruajmë dinjitetin tonë, ta ndryshojmë sistemin zgjedhor, që të ruajmë jetën tonë politike, t’u themi njerëzve se kemi humbur shumë për shkak të demokracisë, që të fitojmë zgjedhjet. Do të vijë momenti, kur Bullgaria do të duhet të thotë – nuk mund të paguajmë më shumë për universitete të panevojshme, të mirëmbajnë një shëndetësi joefektive dhe një administratë jashtëzakonisht të madhe. Bullgaria vazhdon t’i shtyjë vështirësitë dhe të udhëheqë pa mendime strategjike. Duhet të shënohet se çfarë duhet ndryshuar, që të mund të kufizohet pak mafia. Mirëpo, unë nuk jam optimist.”
“Askush nuk ka interes nga reformat” – përsëri komenton Evgenij Dajnov dhe shton:
“Në fakt në Parlament nuk hynë njerëz, të cilët mund t’i kundërvihen modelit të feudalizimit të vendit në vend të shoqërisë civile dhe të demokracisë. Mirëpo, ata do të teprojnë, sepse nuk do të ketë se kush t’u rikujtojë gjëra të ndryshme dhe do të bëjnë gabimin e madh të emërojnë Deljan Peevski si shef i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare. Dhe pasi qytetarët e mençur nuk janë përfaqësuar, ato do të përdorin instrumentin më të përhapur – protestat. Kështu qe politikanët do të luajnë me zjarrin, po të vendosin ta shndërrojnë shtetin në mafi. Lajmi i keq është se që të tregojnë se nuk do të kthehen në komunizëm, bullgarët duhet ta përkrahin shtyllën e oligarkisë Bojko Borisov. Mirëpo, çmimi i oligarkisë gjithmonë është varfëri dhe mungesë drejtësie – këtë e ka shkruar që Aristoteli” – thotë në përfundim politologu.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..