3
							
											 
											Kozmosi dhe objektet qiellore gjithmonë kanë provokuar imagjinatën e njeriut. Bukuria e rrallë e qiellit nganjëherë fsheh rreziqe dhe shpesh ato janë pasoja nga marrëdhëniet e tensionuara gjeopolitike, këtu në Tokë. Përfytyrohuni se një asteroid bie në zona ndërluftuese. Ai mund të pranohet si sulm armiqësor dhe të shkaktojë reagim me arsenalin bërthamor të palës tjetër. Rrezik nga një konflikt i tillë kishte në vitin 2013, kur një asteroid ra në afërsi të qytetit rus Çeljabinsk.
Një skenar i tillë është  përshkruar në filmin “Kozmos” të krijuar në vitet e 80-të të shekullit të  kaluar, autori i të cilit është astronomi legjendar amerikan Carl Sagan. Vepra  e tij ka frymëzuar qindra njerëz të rinj në mbarë botën, të cilët pohojnë se  ajo ka provokuar interesin e tyre për astronomi. 
Ndër shkencëtarët bullgarë në Akademinë Bullgare të Shkencave, të ndikuar fuqimisht nga idetë e astronomit amerikan është doktori Penço Markishki. Sipas tij njohuritë teorike për planetët janë të rëndësishme, mirëpo akoma më e rëndësishme është që në praktikë të mund të gjesh yjësi kur drejton vështrim ndaj qiellit. Përveç për yjësitë, ai interesohet edhe për optikë dhe vetë e ka mbledhur teleskopin e tij të parë. Para 40 vjetësh në Bullgari s’ka pasur larmi mjetesh për vëzhgimin e qiellit. Përpjekjet e tij të para ai e bëri duke përdorur xham optik dhe diaprojektorë, me të cilët atëherë u projektuan filmat për fëmijë. Sot shkenca është mjaft përparuar dhe secili adhurues i kozmosit mund të blejë pajisje të specializuar në dyqan.
Aktualisht në Bullgari ka disa  observatorë astronomikë, të cilët janë atraksione të vërteta për turistët në  muajt e verës. Në qytetet Varna, Smoljan, Dimitrovgrad dhe Kërxhali, bashkë me  vëzhgimet shkencore zhvillohen dhe diskutime për adhuruesit e astronomisë.  Qëllimi është popullarizimi i astronomisë nëpërmjet projektimeve në  planetariume dhe simulimit të dukurive të ndryshme kozmike – tregoi Penço  Markishki.
“Observatori më i njohur në Rozhen u hap në vitin 1981 në lidhje me kremtimin e përvjetorit të 1300-të të themelimit të Shtetit Bullgar. Atëherë u inauguruan shumë objekte të rëndësishme në shtet. Që prej atëherë deri tani çdo natë pa re shkencëtarët punojnë në Rozhen dhe në observatorin e qytetit Bellogradçik. Ata vërejnë galaktika dhe objekte të ndryshme të largëta. Në Bullgari ka një traditë që shkencëtarët që punojnë mbi ashtuquajturat yje të ndryshueshme – diçka që bëhet në vazhdim të shumë viteve. Pastaj rezultatet mblidhen dhe përfshihen në tabela statistikore. Ndryshimet e yjeve, të dritës së tyre provokohen nga procese të larmishme në sipërfaqen e tyre. Detyra jonë kryesore është vëzhgimi i yjeve të tilla dhe zbulimet nuk bëhen menjëherë, siç ndoshta mendojnë shumë njerëz.”
Observatori i parë në Bullgari ndodhet në “Kopshtin e  Borisit” – një nga parqet e Sofjes dhe ai është themeluar në vitin 1897. Sot  studentët në Universitetin e Sofjes vazhdojnë të studiojnë atje. Observatorët  pranë universiteteve gjithashtu punojnë mbi projekte të ndryshme shkencore. Por  në qytetet e mëdha nuk mund të vendosen teleskopë të mëdhenj. Atje pengesa  kryesore për ta është ndriçimi i qytetit. Po të ndodheni larg qytetit dhe dëshironi  të vëreni qiellin e natës mbi Bullgarinë, do të befasoheni në mënyrë të mirë.  Ja se çfarë na tregoi për të doktori Penço Markishki:
“Natën, kur s’ka re në drejtim juglindor mund të shihet  planeti Jupiter. Ai është i dytë për nga ndriçimi pas Venusit. Deri para pak  kohe ai vëzhgohej si Ylli i Mbrëmjes, mirëpo që nga fundi i prillit vëzhgohet  si Ylli i Mëngjesit. Këto dy yje në fakt janë një planet – Venus – këtë e ka  kuptuar akoma Pitagori. Jupiter është një planet tjetër shumë interesant. Me  zgjerim 70-100 herë, me një teleskop joprofesional, mund të shihen satelitet e  tij. Po të dispononi me një teleskop më të mirë mund të vëzhgoni dhe retë e  atmosferës së tij. Ky planet është tepër interesant për njerëzit që për herë të  parë shikojnë përmes teleskopit. Në orën 2,30 pas mesnatës lind Saturni. Ai  është interesant me unazat e tij tipik që shihen bile me largpamës. Përveç  këtyre dy planetëve tani mund të vëzhgohen dhe dy komete, të cilat janë  interesante për njerëz me dije të specializuara në fushën e astronomisë.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: BGNES, nao-rozhen.org dhe arkiv personal
Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..
Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..
Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre..