Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dil nga rrjeti dhe socializohu!

БНР Новини

Jeta e çdo një qenie njerëzore është një dialog, thotë filozofi Martin Buber. Kjo është lidhja unë – ti me ata që na ngjajnë, me botën e cila na rrethon dhe me kozmosin, kjo do të thotë unitet dhe komunikim. Kur jemi jashtë dialogut, çdo gjë ka etiketë dhe formë, por është pa shpirt dhe emocion. Prandaj, kur komunikojmë në mënyrë spontane e të lirë dhe i gëzohemi një uniteti, në organizmin tonë ndahen hormonet e lumturisë. Tek disa njerëz kontaktet krijohen në mënyrë krejtësisht të natyrshme, kurse tek të tjerë – çdo një bisedë me njerëz të panjohur u sjellë një tension të madh. Të parët shumë lehtë mund të krijojnë miqësia, familje... kurse të tjerët duan që ndonjë t’i pëlqejë ose të bien rastësisht tek njeriu “i përshtatshëm” në hapësirën virtuale... Çudira, kuptohet se ka, por derisa qëndrojmë në shtëpi dhe presim para monitorit mund të kalojnë vite.

Pikërisht të këtij mendimi janë dhe Kristian Georgiev dhe Ljubomir Toçev, bashkorganizatorë të “Takimeve të shpejta. Njihu”, të cilat në ndryshim nga kolegët e vet në degë nuk i venë marrëdhëniet e dashurisë si një qëllim bazë. “Këtu nuk bëhet fjalë për njohje dashurie – nënvizon Ljoboja. – Ne duam që t’u krijojmë kontakte, por çfarë do të nxjerrin prej tyre është çështje të një zgjedhjeje personale. Me rëndësi është që pjesëmarrësit t’i afrohen njëri-tjetrit si personalitete. Forma është e lirë nuk është një praktikë standarde prej 5 minutave, siç është tek takimet e shpejta. Ne përqendrohemi mbi format e ndryshme të komunikimit si lojërat në ekran. Takohen njerëz të panjohur, që të luajnë një lojë, në të cilën duken tiparet nga karakteri dhe intelekti, reagimet e ndryshme. Të gjitha këto gjëra, të cilat paraqiten gjatë një bisede më të gjatë dhe një kontakt të drejtpërdrejtë. Tek takimet e shpejta, sado që të jetë e sintetizuar mënyra për përcaktimin e një njeriu, ai është i kufizuar në kohë. Prandaj ne u japim më shumë kohë njerëzve. Në një atmosferë të këndshme, në kuadrin e gjysmë ore ose dhe të një ore, para një gote me pije, një numër i barabartë prej burrave dhe grave luajnë një lojë interesante dhe e llogarisin se me kë do të donin përsëri të takohen herën tjetër.

СнимкаTek takimet standarde e të shpejta fokusi është gjetja e njeriut të dytë të përshtatshëm, kurse tek ne aksenti është mbi zgjerimin e rrethit social të njerëzve – shton Kristiani. – Në një etapë të caktuar nga jeta e njeriut rastis të kufizojë kontaktet e veta sociale, në bazë të njërit ose tjetrit shkak. Prandaj ne ju ofrojmë mundësinë njerëzve të mund të komunikojnë përmes lojërave. Aty elementi i kërkimit të gjysmës së përshtatshme s’postohet mbi kalimin e këndshëm të kohës në një mjedis joformal.

Çfarë i provokon?

Edhe të dy jemi mjaftë të afrueshëm, kemi shumë miq – vë në dukje Ljubo. – Tani jemi të martuar, prandaj nuk takohemi me gra të tjera, përveç grave tona. Prova jona e deritanishme tregon se për disa njerëz komunikimi është i vështirë dhe pikërisht kjo na dha ide për këtë nismë. Shpresojmë t’i ndihmojmë dhe ata të mos kenë frikë të tregojnë emocionet e tyre, sidomos kur të bëhet fjalë për emocione pozitive.

Projekti i Ljubos dhe Kristijanit është i ri, megjithëse ideja ka lindur që prej kohe. Një bisedë e rastit i ka provokuar t’i bëjnë njerëzit të dalin nga hapësirat virtuale në rrjetet sociale dhe të komunikojnë natyrshëm me të tjerët. “Mjaftë njerëz nuk bëjnë dallim mes realitetit dhe hapësirës virtuale, prandaj shpresojmë t’i ndihmojmë miqtë dhe klientët tanë, që të jenë vetvetja” – nënvizon Kristian. Lojërat janë të tilla, kështu qe të ketë komunikim mes lojtarëve. Atje ka biseda, krijohen situata të posaçme, ku njeriu mund të bëjë lehtë përfundime për të tjerët. “Madje po të kesh konkluzione negative për dikë – kjo gjithashtu është një përvojë e dobishme” – vë në dukje Ljubo, kurse Kristian shton:

СнимкаKemi lojëra, të cilat janë lidhur me asociacione të ndryshme. Ato janë shumë të këndshme dhe në të njëjtën kohë nëpërmjet tyre mund të kuptosh se cilët njerëz mendojnë në një mënyrë. Kështu, në procesin e lojës lindet miqësia. Dhe në qoftë se duhet të kalosh disa muaj në internet, që të njohësh një njeri, me këtë lojë gjithçka ndodh shumë shpejt dhe natyrshëm. Kohët e fundit Sofja u zgjerua shumë. Ka njerëz, të cilët vijnë nga shtete të ndryshme, ata nuk kanë miq këtu, disa prej tyre nuk e dinë aspak gjuhën tonë. Ne përpiqemi t’i ndihmojmë edhe këta njerëz. Shpresojmë se ata do të takohen me dashurinë e tyre dhe nuk do të jenë të vetmuar. Kemi mjaftë ide, të cilat duam t’i realizojmë.”

Deri tani nuk jemi bërë të pasur nga kjo – thotë me buzëqeshje Ljubo. – Kjo nuk është puna jonë kryesore, me të cilën e nxjerrim bukën e gojës. Prandaj duam që kjo të ndodhë natyrshëm, pa presion.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva, Vesella Mançeva

Fotografi: zapoznai.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD