Një frymëzim shumë të madh mund të gjejnë ndërtuesit e Bullgarisë moderne demokratike në përshkrimin jetësor të Hristo Danovit (1828-1911). Ai është i pari, i cili krijon një firmë me qëllim të mund të shtypë e të shpërndajë libra bullgar dhe ve themelet e botimit profesional të librave. Kjo rastis gjatë vitit 1857, kur Bullgaria është nën sundimin osman. Për të shkrimtari Vlladimir Svintilla thotë se, përmes veprimtarisë së tij botuese ai ndryshon mentalitetin e bullgarit. Kurse vet ai gjatë vitit 1905, kur qyteti Plovdiv feston solemnisht 50 vjet nga fillimi i botimit të librave, brohorit: “Më besoni, asnjëherë nuk më ka ardhur në mendje mendimi se, një ditë do të vlerësohen kaq lart punimet e mia modeste”.
 Fillimin e veprimtarisë së vet Danov e ve gjatë vitit 1855, kur shtyp në  Beograd kalendarin “Staropllaninçe” për vitin 1856 me një informacion për  festat kishtare dhe të dhëna të tjera të dobishme. “Danov drejtohet drejt botimit të librave dhe siguron një letërsi të  pranishme shkencore letrare nga sferat e ndryshme të njohjes – tregon Vera  Kisjova, rregulluese në shtëpinë-muze “Hristo Danov” në qytetin Plovdiv. – Në vitet përpara se të kapet me një  veprimtari botuese, ai punon si mësues. Në këtë etapë të zhvillimit të shoqërisë  bullgare, akoma në kufijtë e Perandorisë Osmane, shkollat bullgare kanë një  nevojë të mbrehtë prej librave. Gjatë asaj kohe ka rreth 30 libra të shtypura  në gjuhën bullgare dhe Danov zihet me këtë të mund ta mbushë këtë boshllëk.”

 Për almanakun e tij “Letostruj” Danov shkruan artikuj mbi tema aktuale për  shoqërinë tonë, si arsimi, vatrat e kulturës, industria. Por cilat kanë qenë  pikëpamjet e tij për zhvillimin e shoqërisë?
Për almanakun e tij “Letostruj” Danov shkruan artikuj mbi tema aktuale për  shoqërinë tonë, si arsimi, vatrat e kulturës, industria. Por cilat kanë qenë  pikëpamjet e tij për zhvillimin e shoqërisë?
“Në themelin e zhvillimit të njeriut dhe të shoqërisë Danov e ve arsimin dhe zhvillimin e personalitetit të veçantë. Mundohet të aplikojë arsimin praktik – nxënësit të mësojnë jo përmendësh materialin e dhënë në orët e mësimit, por ta mendojnë mirë, që të mund t’i aplikojnë dijet e fituara. Bën përpjekje të shumta për arsimin e të rinjve bullgarë jashtë shtetit, në shkollat më të mira agrare, që të mund më vonë të aplikojnë dijet e veta në Bullgari.”
Cila është prejardhja e Hristo Danovit?
“Ai është një fëmijë e zakonshme bullgare. Lind në një familje të zanatçinjve nga fshati Klisura. Shumë herët e humb babin e tij. Pas vdekjes së babait dhe të vëllait më të madh, familja është në një situatë mjaft të rëndë. Hristoja është i dërguar në qytetin Plovdiv si çirak në një punishte të zanateve. Por ai paraqet një etje për një arsim më të lartë dhe nëna e tij me mangësi dhe privime të shumta mundet ta ndihmojë të mund të vazhdojë arsimin e tij.”
Mes mësuesve të tij është Najden Gerov, një nga edukatorët e mëdhenj bullgarë, i cili ka fituar një arsim të lartë në Rusi. Pasojnë vite të një mësimdhënieje – në fshatin e tij të lindjes, Strellça dhe Perushtica, ku themelon shkollë. Aplikon arsimin e vajzave dhe shkollën e natës për të moshuarit.
Gjatë vitit 1892, Hristo Danov është mes organizatorëve dhe pjesëmarrësve në Ekspozitën e parë agrare-industriale në qytetin Plovdiv, trashëgimtar i të cilit është Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit. Në këtë ngjarje të jashtëzakonshme për kohën e vet ai është i dekoruar me medalje për veprimtarinë e vet botuese dhe për hartën e madhe të botuar prej tij të Bullgarisë dhe të shteteve të tjera të afërta me të.
 Në Bullgarinë pas çlirimit, Danov është i zgjedhur për kryetar bashkie të  qytetit Plovdiv në periudhën 1897-1899. Gjatë kohës së tij fillon kryerja e  planit ndërtues i qytetit të arkitektit Jozef Shniter. Danov inicion pyllëzimin  e kodrave, në sajë të së cilës sot kodrat e qytetit të mbuluara me një  gjelbërim të shkëlqyer të qytetit, spastrojnë ajrin e tij dhe krijojnë një  atmosferë të mirë. Me iniciativë të Danovit për zhvillimin e industrisë janë  krijuar një sërë ndërmarrjesh, mes tyre dhe shoqëria “Zahar” (Sheqeri) për të  cilën është ndarë një parcelë për ndërtimin e uzinave të përpunimit të sheqerit  të cilat ekzistojnë dhe sot, tregon Vera Kisjova dhe tregon edhe një detaj  tjetër interesant:

“Është i njohur një rast nga koha kur Danovi ka qenë kryetar bashkie, kur princi Ferdinand shfaq dëshirë t’i ndahet vend në një nga kodrat e qytetit Plovdiv, që të mund të ndërtojë rezidencë. Por, Danovi i kundërvihet dhe në këtë mënyrë e ruan kodrën për banorët e qytetit me parqe të formuara dhe hapësira për pushim.”
Për shkak të konflikteve të veta me pushtetin qendror ai është i privuar nga rroga e tij si kryetar bashkie, por nuk bën asnjëfarë përpjekjesh, që të mbrojë të drejtat e veta dhe punon pa rrogë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë ofruar nga Muzeu Regjional Historik i Plovdivit
Banorët e vegjël dhe të mëdhenj, si dhe mysafirët e Sofjes, mund të bëhen pjesë e jetës letrare të kryeqytetit, të takohen me botën e librave dhe të zbulojnë autorë e frymëzime të reja në kuadër të një ngjarjeje letrare popullore, të organizuar nga..
"ABC-ja e birrës" është titulli i parë që më erdhi ndërmend 15 vjet më parë, kur fillova të mbledh historitë e mia për birrën” - shkruan në parathënien e librit të tij të fundit gazetari nga Radioja Kombëtare Bullgare, një ekspert i jashtëzakonshëm i..
Filmi dokumentar "Hakmarrësja" për jetën dhe veprën e Mara Bunevës, e cila sakrifikoi jetën e saj për të drejtat e bullgarëve maqedonas, është një pikë e veçantë në programin e kongresit treditor të Organizatës Patriotike Maqedonase në SHBA dhe..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellëtEkspozita “Mesazhi Bullgar nga Basarabia” e piktorëve Ivan Shishman dhe Zllata Shishman do të hapet më 29 tetor – Ditën e Bullgarëve të Basarabisë, në..