Në galerinë SYNTHESIS në kryeqytet u hap ekspozita e fotografit Kalin Kostov me titull “Drita dhe argjendi”. Fotografitë janë krijuar nëpërmjet procesit kolodion mbi pasqyrë të zezë – një teknikë, e cila kërkon shumë kohë dhe njohuri. “Ky është një ritual, që më jep ndjenjën sikur fotografia kalon përmes tërë qenies sime” – tha fotografi dhe vazhdoi:
“Nga përgatitja e materialit dhe pasqyrës, përmes vendosjes së emulsionit, deri në përgatitjen e aparatit forgrafik dhe modelit – tërë procesin e fotografimit, tërë punën e kryen fotografi. Pastaj mund ta prek produktin e gatshëm, mund ta shikoj në monitor, në kamerën fotografike apo në celular. Në bazë të tërë procesit është nitrati i argjendit dhe fotografia është një vizatim me dritën. Për këtë arsye titulli i ekspozitës sime është “Drita dhe argjendi”.”
Kalin Kostov ka shumë dekorata dhe medalje nga konkurse ndërkombëtare të organizuara nga FIAP-i /Federata Ndërkombëtare e Artit Fotografik/. Është magjepsur nga fotografia akoma në fëmijëri. Në moshë 11-12 vjeç interesi i ti u provokua nga teknika ruse e fotografimit dhe më konkretisht nga aparatet me tregues i kuadrit (viewfinder) me formë specifike të pusit. Me fotografi ai merret tashmë shtatë vjet.
“Fillova me një aparat të vogël, pastaj bleva një model më të mirë dhe menjëherë e ndjeva magjinë e këtij arti. Për mua është interesante sesi ka lindur fotografia dhe për këtë arsye kthehem mbrapa në kohë – në epokën e aparateve me film dhe të formateve të ndryshme të fotografimit mbi shirit. Dhe akoma më herët – deri në fillimin e fotografisë dhe procesin e njohur si kolodion i njomë. Ai është regjistruar zyrtarisht si teknikë e fotografimit në vitin 1851.”
Në krijimin e këtyre fotografive me teknikën e atëhershme përdoren shumë lëndë të rrezikshme. Kalin Kostov përpiqet të kufizojë përdorimin e tyre me sa është e mundur.
“Në proces përdoret cianid kaliumi, i cili është shumë toksik. Në vendin e tij unë përdorë kimikate të tjera. Detyrimisht përdor doreza dhe maskë, për të mos thithur helmet, posaçërisht kur është vapë, sepse atëherë lëshimi i toksinave përshpejtohet. Punohet gjithashtu me etanol, i cili ndizet lehtësisht. Duhet të jem shumë i vëmendshëm me të gjitha materialet.“
Ky lloj fotografie është një sfidë jo vetëm për fotografin, por edhe për modelin. Mirëpo rezultati ia vlen me siguri – imazhet janë të gjalla dhe plastike dhe çdo një nuancë e fytyrës shihet qartë.
“Gjëja më specifike në këtë lloj fotografimi është emulsioni, ndjeshmëria e të cilit ndaj drita është e ulët – shpjegoi Kalin. – Gjatë kohës së fotografimit modeli duhet të qëndrojë disa sekonda pa lëvizur. Kjo mund të pranohet si përparësi, mirëpo mund të jetë edhe prapambetje, sepse imazhi mund të bëhet i paqartë dhe i çfokusuar. Pozitivi sipas meje është në këtë se modeli ka 4 sekonda, gjatë të cilave ai rehatohet dhe mund të tregojë më të mirën e vetes.”
Ekspozita është pjesë e programit të edicionit të tetë të Muajit të Fotografisë dhe vizituesit mund ta shikojnë deri më 20 gusht sivjet. Gjatë hapjes së saj fotografi tregoi aparatin, me të cilin janë bërë të gjitha fotografitë – vlera e tij është shumë e lartë për shkak të vitit të prodhimit – 1888.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..