Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E ardhmja në rrota

БНР Новини
Foto: arkiv

Deri në vitin 2019 në Sofje duhet të ketë përafërsisht 150 – 200 kilometra korsi biçikletash – këtë e planifikon Bashkia e Kryeqytetit. Vallë, a mund të realizohet ky projekt në kushtet e mjedisit ekzistues urban? Cilat janë hallkat e dobëta në infrastrukturën e tanishme për biçikleta?  Si të stimulohen qytetarët të përdorin biçikleta? Mbi ato çështje kërkojmë qëndrimin e arkitektes Petja Petrova nga Shoqata “Veloevoljucija” – evolucioni i ecjes me biçikleta.

СнимкаNë radhë të parë, infrastrukturës së tanishme i mungon mirëmbajtja. Ajo pothuajse nuk ekziston në udhëkryqet, megjithëqë ato janë një nga vendet më të rrezikshme për çiklistët. Pikërisht aty ata kanë nevojë për mbrojtje dhe për qartësi nga ku mund të kalojnë – është kategorike arkitektja Petrova. – Një mangësi tjetër është se korsitë e biçikletave janë shumë të ngushta. Është mirë, se nga tetori i vitit të kaluar Ministria e Zhvillimi Rajonal dhe Punëve Publike në aktet normative parashikon korsi më të gjëra për biçikletat.

Снимка

Sipas ndryshimeve do të ketë zona për lëvizje të ndarë midis këmbësorëve, çiklistëve dhe automobilave. Në ato zona nuk do të lejohet një shpejtësi më të madhe se sa 30 kilometra në orë. Kudo ku ka mundësi, trasetë e biçikletave do të formohen si korsi me vete për biçikleta, të ndara nga lëvizja e automobilave. Korsi të veçuara për biçikleta projektohen edhe në vendet, ku trasetë e biçikletave nuk përputhen me rrugët, pra siç janë parqet dhe lulishtet.

Снимка

Rekomandohet formimi i zonave të këmbësorëve me ndalim të pjesshëm të ngasjes së biçikletave, ashtu siç është në shumë qytete evropianoperëndimore.

Në zonat e banimit, vendosja e një trafiku më të qetë me kufizim të shpejtësisë deri në 30 kilometra në orë do të garantojë sigurinë e këmbësorëve”, mendojnë nga organizata joqeveritare.

Снимка

Sipas të dhënave nga viti 2010, çiklistët përbëjnë afro 1 për qind prej të gjithë pjesëmarrësve të lëvizjes rrugore. Qëllimi i Bashkisë së Kryeqytetit, është që deri në vitin 2019 kjo përqindja të trefishohet. Vallë, a janë realiste shpresa të tilla, shpjegon arkitektja Petrova:

Ky është një hap i madh, i cili kërkon një politikë të qëndrueshme. Përveç infrastrukturës me cilësi duhet të mendohen edhe masa të tjera, me të cilat të stimulohen fëmijët dhe të moshuarit të shkojnë në shkollë dhe në punë me biçikletë, të inkurajohen udhëtimet me distanca të shkurta me biçikletë. Masa të tjera të veçanta gjithashtu mund të ndihmojnë rritjen e përqindjes së çiklistëve."

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: velobg.org dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Bullgaria dhe Shqipëria – së bashku për edhe një tjetër fëmijë të lindur!"

Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..

botuar më 25-11-05 2.30.MD
Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov

Veneta dhe Valentin nga Berlini për iluminizmin modern si një rrugë drejt lumturisë

"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..

botuar më 25-11-05 7.10.PD

Nga 1 janari, një kartë identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh do të kushtojë 15.34 euro

Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..

botuar më 25-11-04 6.19.MD