Me një koncert jubilar në Sallën “Bëllgaria” dhe me një tjetër në Sozopoll, violonçelisti i njohur bullgar dhe pedagog, profesor Anatoli Krëstev shënoi jubileun 70-vjeçar. Maestro Krëstev që prej vitesh organizon klasa të mjeshtërve në Belgjikë, Britaninë e Madhe, Portugali, Greqi dhe në një sërë shtetesh të tjera. Është pjesë e jurisë së veprimtarive të tilla prestigje muzikore si “Pranvera e Pragës”, Festivali i Arteve në Vajmar dhe aktivitete të ndryshme në Amerikën Jugore. Profesori Krëstev ka dhënë koncerte edhe në Afrikë.
Në vitin 2000 ai formoi trion me emrin mistik “Kinor”, gjë që në gjuhën e vjetër hebraike do të thotë “mëngjes”. Kritiku e caktoi formacionin si “një triumvirat i muzikës së dhomës”, sepse në të ishin edhe dy nga emrat e tjerë të mëdhenj të skenës muzikore bullgare – Josif Radionov dhe Majer Frank. Ndër nxënësit e tij të shumtë në vend dhe jashtë shtetit, janë edhe dy fëmijët e tij – Kalina dhe Atanas. Në vitin 2002 ata ishin aq mirë të përgatitur, se dolën në një skenë me të atin e njohur. Kështu u formua trioja familjare “Çelisimo”. Shpesh herë në këtë trio përfshihet edhe piano, kështu që paleta e ekzekutimeve të tingëllojë më të plot. Për krijimin e formacionit familjar më shumë hollësi sjell vet profesori Krëstev:
“Bashkëshortja ime Neli Kollaksëzova zbuloi se më pëlqen të interpretoj vepra të muzikës së dhomës. Kjo për arsye se me partnerë të zgjedhur shpesh jepnim koncerte bashkë. Kështu te ajo lindi ideja, që me fëmijët të krijojmë një ansambël. Shkaku ishte biri im Atanas, i cili kishte një qëndrim serioz ndaj zhvillimit profesional si muzikant dhe shënonte suksese në konkurse të ndryshme. Kur Kalina – e bija, u kthye nga jashtë për një kohë të shkurtër, atëherë filluam të mendojmë për një program të përbashkët, të cilin të prezantojmë në skenat. Kështu krijuam “Çelisimo”. Pianisti i parë i formacionit tonë ishte shoqëruesi im në piano Rumen Canov – një muzikant i përsosur, mbajtës i disa çmimeve ndërkombëtare. Gjatë viteve me ne në skenë dilte edhe Jovço Krushevi. Roli i pianistit në formacionin tonë është me rëndësi të madhe. Koncerti i parë me të cilin shënuam jubileun tim 70-vjeçar ishte në Sozopoll në kuadrin e Festave të Artit “Apollonija”. Pikërisht aty për përvjetorin tim të 60-të kisha recital me pianistin Jovço Krushev. Koncerti i sivjetshëm më solli gëzim të madh, sepse familja jonë e shpërndarë kudo në botë u mblodh për jubileun tim.”
Biri i profesorit Krëstev pasi mbaroi për master në Spanjë mbrojti edhe disertacionin e doktoraturës. Bija e tij që prej 15 vitesh jeton në shtete të ndryshme të botës me familjen. Ajo është pedagoge dhe jep koncerte në vende si Anglia, Portugalia, ndërsa prej disa vitesh edhe në Australi. Kështu që është e dukshme, që të dy fëmijët e profesorit Krëstev janë pasardhës të denj të të atit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, tërhoqi vëmendjen si nxënëse në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje, kur interpretoi këngën e saj të parë origjinale.Që atëherë, ajo i interpreton këngët e saj me respekt për folklorin..
Muzika... Arti që na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë, në jetën e përditshme dhe në festa. Na çon përmes saj, na e tregon në një mënyrë më të bukur dhe kuptimplotë. Krijon dhe ngjall kujtime, rrit emocionet dhe së fundmi - tregon histori...
Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, me dirigjentin kryesor Konstantin Ilievski , po e nis sezonin e saj të ri krijues me një koncert festiv në Sallën "Bullgaria" të kryeqytetit më 1 tetor - data e shpallur nga UNESCO si Dita..
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje...