Qendra e Dizajnit dhe Arkitekturës “Artplej” në Moskë prezantoi ekspozitën “Zakone të lashta dhe tradita nga Bullgaria”. Ajo u përgatit nga Asociacioni i Fotografëve Profesionistë. Më shumë hollësi mësojmë nga kryetarja e asociacionit Lilija Jotova:
“Ekspozita prezanton traditat dhe zakonet bullgare. Në të u përfshin veprat e 14 fotografëve, anëtarë të Asociacionit. Realizimi i ekspozitës u bë i mundshëm në sajë të Institutit Kulturor Bullgar në Moskë dhe të partnerëve tanë nga Asociacioni Kombëtar i Profesionistëve në Industrinë Fotografike në Rusi. Me këtë asociacion kemi arritur një memorandum për bashkëpunim. Gjatë prillit ata rregulluan një ekspozitë të vet në Sofje. Krahas kësaj organizuan edhe klasa të mjeshtërve. Kështu lindi ideja, që edhe ne të paraqesim një ekspozitë në Moskë. Vendosëm, që tema të lidhet me traditat dhe zakonet bullgare. Në kuadrin e ekspozitës një përfaqësues i asociacionit tonë u tregon vizituesve hollësi për rritet e prezantuara në çdo fotografi.”
“Zakone të lashta dhe Tradita nga Bullgaria” përbën një kaleidoskop të origjinalitetit bullgar paraqitur në 30 fotografi. Ato janë nga pjesa të ndryshme të vendit. Cilat prej fotografive provokojnë interesin e publikut rus, mësojmë nga Lilija Jotova:
“Ka shumë fotografi nga festivalet dhe festat e burrave të maskuar, të quajtur bullgarisht kukeri. Ka fotografi nga Vallja e Akullt e Burrave në qytetin Kallofer, një traditë e lashtë Ditën e Pagëzimit të Shpëtimtarit Jisu Krisht, e cila çdo vit bie më 6 janar. Prezantojmë edhe rite dhe veshje nga rajoni i malit Rodopa. Një interes provokojnë fotografitë nga Festivali “Mistere Orfike” në vendbanimin Trigrad të Bullgarisë Jugore. Në të prezantohet zbritja e këngëtarit të famshëm të malit Rodopa Orfeu në mbretërinë nëntokësore. Sipas besimeve popullore shpella në rajon “Djavollskoto Gërllo” – Gryka e Shejtanit, është hyrja te mbretëria e Hadesit, ku Orfeu shkon për të kërkuar të dashurën Evridika. Tërë ditën në këtë festival vazhdojnë lojërat e burrave të maskuar, dëgjohen tingujt e gajdeve kaba, tipike për këtë rajon, dhe hidhen valle. Para perëndimit të diellit të gjithë me pishtarë të ndezur hyjnë në shpellë.”
Në Asociacionin e Fotografëve Profesionistë anëtarësojnë 17 veta. Organizata punon për prezantimin e tyre jashtë shtetit, për mbrojtjen e të drejtave prej autori, për shkëmbimin e përvojës me kolegët e tyre nga jashtë, për shtimin e kualifikimit të tyre. Qëllimi kryesor i asociacionit është të bashkojë fotografët profesionistë në Bullgari. Disa prej anëtarëve janë pedagogë në universitete dhe kolegje. Megjithëqë asociacioni është duke përgatitur realizimin e projekteve të tjera, ekspozita “Zakone të lashta dhe tradita nga Bullgaria” do të prezantohet edhe në vende të tjera të botës. “Kjo ekspozitë e mrekullueshme prezanton Bullgarinë shumë mirë në prag të kryesisë së saj të BE-së”, është e bindur Lilija Jotova.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...