Sondazhet e agjencisë sociologjike Gallup International tregojnë se viti 2017 po mbaron me një besim më të madh të bullgarëve ndaj ushtrisë dhe policisë, në sfondin e qëndrimit të pandryshuar ndaj institucioneve të tjera në shtet. Gjatë dhjetorit Institucioni i Presidentit gëzon një besim të madh – 56% kundër 29% mosbesimit. Për qeverinë përqindjet janë përkatësisht 31% kundër 58%. Siç është për kabinetin, Parlamenti gjithashtu e përfundon vitin me më shumë vlerësime negative – 70% krahas përkrahjes prej vetëm 22%.
Sociologët informojnë se në muajt e parë të kabinetit aktual të Bojko Borisovit (ai është i treti i këtij kryeministri), niveli i besimit ndaj tij është më i mirë në krahasim me muajt e parë të mandatit të mëparshëm, më pozitiv është gjithashtu sesa ishte ai në muajt e parë të qeverisë së Kryeministrit Oresharski dhe shumë herë më negativ krahas fillimit të mandatit të kabuinetit të parë “Borisov” gjatë vitit 2009. Kjo sipas sociologëve nuk është e çuditshme dhe lidhet me dobësimin e zakonshëm të përkrahjes për qeveritarët. Nga ana tjetër tregon se GERB-i (partia në pushtet) ka një ndikim të afatgjatë.
Në sfondin e rejtingut që qeverisë, që ruan nivelet e tij gjatë viteve, një përshtypje të fortë bën fakti se autoriteti i ushtrisë është më i lartë – 51% prej të anketuarve vlerësojnë pozitivisht punën e saj derisa 33% e kritikojnë atë. Kështu ushtria për herë të radhës renditet ndër institucionet e nderuara. Kjo dukuri është e rallë për Bullgarinë, sepse zakonisht vlerësimet negative për institucionet mbizotërojnë.
Një tendencë pozitive ka edhe në rejtingun e policisë. Për dy vitet e fundit besimi në të shënon rritje – nga 30% deri më 46%, kurse mosbesim është ulur – nga 60% në 44%. Mirëpo nga agjencia “Gallup” paralajmërojnë se vlerësimet pozitive për policinë janë lidhur në mënyrë më të ngushtë me faktorët politikë në krahasim me to për ushtrinë. D.m.th. muajt në vijim do të jenë treguese për këtë a bëhet fjalë për një tendencë të qëndrueshme, apo për një ndjenje të përkohshme për stabilitet. Për këtë ndjenje për stabilitet të qeverisë flet edhe një studim tjetër i “Gallup International”-it, cipas të cilit 79% prej qytetarëve bullgarë mendojnë se në këtë etapë s’kemi nevojë për zgjedhje të parakohshme.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..