Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Simboli i qytetit Razgrad – ora prapë mat kohën

БНР Новини

Një nga simbolet e qytetit Razgrad – ora prapë mat kohën pasi afro dy vite nuk punonte për shkak të mekanizmit të shkatërruar. Administrata bashkiake nevojitej shumë kohë përderisa do të zbulonte një specialist i cili ishte gati të meremetojë pjesët mekanike të kësaj vegle, duke ruajtur mekanizmin autentik. Shumica e firmave propozonin të ndërrojnë pjesët e orës 154 vjeçare me vegla digjitale. Sipas mjeshtërve ora ishte tepër e amortizuar dhe punonte vetëm në saj të mjeshtërisë së orëndreqësit Illko Kolev, i cili mirëmbante simbolin e qytetit gjatë 25 viteve të fundit. Me restaurimin dhe montimin e elementeve të dëmtuara merrej mjeshtri Georgi Millçev nga Sofja. Ai shpjegon, se gjatë punimeve të ndreqjes dhe restaurimit të orës u ruajt mekanizmi origjinal me përjashtim të disa rrotave, të cilat i ndërroi. Më shumë kohë ai i kushtoi rimëkëmbjes së pjesës konstante të orës:

СнимкаPjesa konstante është me më shumë rëndësi. Pesha e cila e vë orën në lëvizjen është e kalibruar – 1 kilogram. Kjo vegël garanton saktësi më të madhe. Rregullatorët e ajrit janë me sustë të ndërruar, gjë që ndihmon punën e lehtë të orës. Një mekanizëm aq i vjetër ndreqet vështirë” – shpjegon orëndreqësi Georgi Millçev.

Për rimëkëmbjen e orës së qytetit Razgrad Georgi Millçevi punoi bashkë me kolegun e tij Aleksandër Manolev, me të cilin kanë përvojë në restaurimin e eksponateve muzeore edhe në shtete të tjera evropiane. Në punimet u përfshi edhe mjeshtri Illko Kostov.

СнимкаKulla e orës në qytetin Razgrad u ndërtua në shekullin XVIII. Në pamjen e sotme u rindërtua në vitin 1864 nga Tonço Tonçevi një ardhës nga qyteti Trjavna. Kulla ka një arkitekturë origjinale, sepse i përngjan ndërtesës së kishës. Ajo përbëhet nga tri pjesa – e poshtmja dhe e mesmja janë të ndërtuara me blloqe prej guri në formën e paralelepipedit dhe janë të ndara me një kornizë. Pjesa e sipërme përbëhet nga tetë mure me një çati në formën e kubesë. Lartësia e kullës është pak më se 26 metra, ndërsa trashësia e mureve është përafërsisht 1 metër.

Ivo Stojanov nga Muzeu Historik i qytetit tregon se si mjeshtri Tonço Tonçev nisi të ndërtojë kullën. Sipas historikut mjeshtri vuri një bast me pashën vendor Mithad, se do të ndërtojë në Razgrad një kullë me orë. Në se pasha do të pëlqente kullën do t’i paguante mjeshtrit, në se jo – atëherë do të merrte jetën. Mirëpo, pasha mbeti i kënaqur nga vepra e mjeshtrit origjinal. Kështu edhe më sot, më se një shekull e gjysmë, kulla me orë u tregon kohën banorëve vendas.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

95 për qind e japonezëve e njohin kosin bullgar

Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..

botuar më 25-10-14 2.52.MD

Mbi 20 000 bullgarë dhe kompani nga jashtë - përdorues të faqes për punë në atdheun e tyre

Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..

botuar më 25-10-14 11.58.PD

Pse drejtuesit e huaj të kamionëve bëhen objekt i korrupsionit në rrugët e Bullgarisë

Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..

botuar më 25-10-13 7.10.PD