Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pashka e Madhe na kthen besimin dhe shpresën për një botë më të mirë

БНР Новини

Është Pashka e Madhe! Ngjallja e Zotit Jesu Krisht (ose Pesah – nga gjuha e vjetër hebraike “kalim”) është festa më e madhe e të krishterëve ortodoksë. E quajnë Festën e të gjitha Festave. Ajo konsiderohet ngjarja më e madhërishme në historinë e fisit njerëzor. Kjo është dita në të cilën kremtohet Ringjallja e Birit të Zotit nga bota e të vdekurve. Me vdekjen ai lau mëkatet e njerëzimit ndërsa me ngjalljen u sjelli shpresë njerëzve për jetë pas vdekjes.

Në mbarë Bullgarinë Natën e Ngjalljes kishat ortodokse mbushen me njerëz, të cilët i mbajnë në duart qirinj të ndezur si një simbol i besimit dhe i shpresës. “Në mes të natës në kishë përhapen tingujt e këndimit, dyert hapen dhe procesioni me kryqin kalon përmes kishës dhe dal përjashta” – kështu përshkruan Natën e Pashkës një klerik. Prifti shpall Ngjalljen e Krishtit me fjalët “Krishti u ngjallë!” dhe të gjithë besimtarët iu përgjigjen “Me të vërtet u ngjall!” Pas kësaj të gjithë besimtarët ndezin qirinjtë e tyre nga qiriu të cilin e mban prifti. Besimtarët kthehen në shtëpi me këtë dritë të ndezur si një copës hyjnor.  Rituali me ndezjen e qirinjve kopjon riti që kryhet në kishën “Shën Ringjallja” në Jerusalem, në çastin kur Zjarri i Shenj zbret. Aty klerikët presin që të marrin nga ky zjarr dhe të kthehen me të në pikat e ndryshme të botës. Pashka e Madhe kremtohet tre ditë – nga e Diela deri në të Martën. Brenda këtyre ditëve besimtarët  drejtojnë lutje për shpëtimin e shpirtrave të tyre.

Снимка

Ceremonia fetare të dielën e Pashkë së Madhe është solemne. Kjo është dita, në të cilën tërë bota e krishtere është me zemra të mbushura me gëzim. Liturgjia Hyjnore, karakteristike për Pashkën e Madhe, fillon me fjalët “Me paqe le t’i lutemi Zotit...”

Docenti Kostadin Nushev – pedagog në Fakultetin e Teologjisë së Universitetit të Sofjes shpjegon:

Kjo është festa në të cilët të gjitha simbolet, tërë përjetimi shpirtëror, liturgjia dhe lutjet lidhen me fitoren e jetës mbi vdekjen. Kjo ditë kremtojmë ringjalljen, ngritjen e njeriut te një ekzistencë të denjë. Në plan historik, shpirtëror dhe kulturor zbulojmë me sa rëndësi është kjo ngjarje e krishtere dhe simbolika e saj. Ne bullgarët si të krishterë kemi trashëguar një traditë shpirtërore të lidhur me fenë. Dhe pavarësish në ç’shkallë besojnë dhe respektojnë kanunet kishtare, të gjithë njerëzit e ndjejnë këtë solemnitet të festës. Kjo festë kremtohet në familje dhe ajo lë gjurmë në shpirtin e fëmijëve. Kështu çdo brez i ardhshëm transmeton traditën e besimit dhe gëzimin shpirtëror që sjell festën. Feja e krishtere lidhet ngushtë me besimin në Ngjalljen e Krishtit. Ajo i jep forcë shpirtërore secilit. Siç thotë Apostulli Pavell, në se nuk besojmë në Ringjalljen e Krishtit, pa këtë besim në fitoren e jetës mbi vdekjen, besimi ynë do të ishte i kotë dhe pa përmbajtje. Sot qëndrojmë larg jetës shpirtërore, ndërsa kisha – nga ky përjetim mistik. Mirëpo, dashje ose pa dashje ne jemi të lidhur me të, sepse ai ndryshoi botën dhe perceptimet për jetën. Ngjallja e Krishtit është guri themeltar i kulturës së krishtere dhe i tërë qytetërimit tonë.

Снимка

Në lidhje me Pashkën e Madhe Kisha Ortodokse Bullgare u drejton apel tre institucioneve kryesore shpirtërore – familjes, kishës dhe shkollës, të bashkojnë përpjekjet e tyre dhe së bashku të punojnë për arsimimin e vërtetë shpirtëror, kështu që fëmijët të rritin në një mjedis më të qëndrueshëm shpirtëror. Në përfundim docenti Nushev shprehu gëzim nga fakti, “se gjithnjë e më shumë familje të reja me fëmijë iu drejtohen kishës dhe traditave, sepse zbulojnë forcën shpirtërore të besimit”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD
Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD