Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Tubimi ballkanik i këngës bullgare” – Aprillci 2018

Festë e folklorit bullgar ndër bukurinë e natyrës së malit Stara Pllanina

БНР Новини
Foto: arkiv

Qyteti Aprillci – lagja “Ostrec” çdo verë është mikpritës i “Tubimit ballkanik të këngës bullgare”. Festivali u krijua me idenë që të grumbullojë grupe muzikore amatorësh dhe solistë nga të dyja anët e Ballkanit (ky është emri tjetër i malit Stara Pllanina), si dhe miq nga afër dhe larg, të tërhequr nga këngët, por dhe nga shumëllojshmëria e madhe e bimëve, burimeve të kulluara, natyra piktoreske e Ballkanit të Mesëm. Festa zhvillohet në vigjilje të 24 qershorit, kur shënojmë Lindjen e Joan Pagëzorit, ose Ditën e Enjos, siç është e njohur festa në Bullgari /Enjo, ose Jane janë format e shkurtra të emrit Joan, Ivan në bullgarisht/.

“Vallja e Ostrecit” – interpretimi është i fizarmonicistit Misho Bëzhev, ka lindur në qytetin Aprillci, në lagjen Ostrec, është interpretues i njohur muzikor dhe një prej iniciatorëve të tubimit.

Veliana Angellova – sekretare dhe bibliotekare e vatrës kulturore “Bëdeshte 1894” (“E ardhmja – 1894”), lagja Ostrec – qyteti Aprillci bëri ftesë për aktivitetin e ardhshëm folklorik:

Tubimi ballkanik i këngës bullgare” organizohet për të tetëmbëdhjetin vit me radhë me ndihmën e bashkisë “Aprillci” dhe të vatrës kulturore në qytetin Ostrec. Me të hapim simbolikisht verën turistike, e cila është gjithnjë e më tërheqëse – me natyrën unikale, ajrin e kristaltë, shtigjet dhe itineraret e bukura. Për tubimin janë regjistruar mbi 35 kolektive. Ka shumë të rinj, të cilët do të marrin pjesë. Kjo flet se traditat bullgare po ruhen. Në vatrën tonë kulturore ka pesë kolektive amatorësh, të cilët këndojnë dhe vallëzojnë. Kemi një grup për folklor autentik, një grup vokal, një kuartet, një klub për valle popullore, një kolektiv teatral. Kemi grupe të organizuara, të cilët kanë mësime të qeramikës (qeramika e Trojanit është karakteristike për rajonin), të artit figurativ etj. Vatra jonë kulturore është një qendër e vërtetë e jetës shpirtërore. Përpiqemi të ruajmë kulturën bullgare dhe traditat tona. Ju ftoj me kënaqësi të madje me 23 qershor (ditën e shtunë) në orën 10 në sheshin para vatrës kulturore në lagjen “Ostrec” të qytetit Aprillci në edicionin e 18 të “Tubimit ballkanik të këngës bullgare”. Le të dëfrehemi, ta ndiejmë magjinë e folklorit, ta shohim natyrën tonë të bukur. Ia vlen të na vizitoni.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Kurtovo Konare fton në festivalin tradicional të lutenicës

Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor..

botuar më 25-09-13 6.55.PD

Festa e Bukës, Këngës dhe Vallëzimit në qytetin Silistra

Edicioni i gjashtë i Festës së Bukës, Këngës dhe Vallëzimit, me një ekspozitë bukësh dhe prodhimesh të bukës nga Vatrat e Kulturës në komunën e Silistrës, do të mbahet më 12 shtator në orën 18:00 në sheshin “Liria” të qytetit. Programi përfshin..

botuar më 25-09-12 6.10.PD

Krutmaç – dashuri me kafshatën e parë në fshatin Krepost

Fshati Krepost, komuna e Dimitrovgradit, do të shndërrohet në kryeqytetin kulinar të traditave më 7 shtator 2025, kur do të mirëpresë një nga ngjarjet më aromatike të kulinarisë bullgare – Festa e Krutmaçit. Bëhet fjalë për një djathë autentik bullgar, i..

botuar më 25-09-07 8.20.PD