E ardhmja e Evropës dhe e të rinjve, Ballkani Perëndimor, siguria dhe stabiliteti, ekonomia digjitale – ato ishin prioritetet e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, të cilat vendi deklaroi haptazi që para fillimit të saj.
Tani 6 mauj më vonë mund të bëjmë konkluzionin, se presidenca do të mbahet mend më tepër me hapat e rëndësishëm për aderimin e Ballkanit Perëndimor. Bullgaria u shpall për vazhdimin e negociatave të BE-së me Turqinë, megjithë dyshimin në shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e Ankarasë. Pozita bullgare arsyetohet me bindjen, se Ballkani Perëndimor është me rëndësi të madhe për sigurinë dhe mirëqenien e Evropës, madje në këtë proces është e domosdoshme të përfshihet edhe Turqia. Bullgaria si kryetare e Këshillit të BE-së konsiderohet si partner, i cili i dha shans Ballkanit Perëndimor të rikthehet në tryezën e bisedimeve për negocijim në BE-në. Bullgaria tregoi rrugën, në të cilën do të nisin edhe presidencat e tjera të Austrisë dhe Rumanisë. Edhe ato dy shtete kanë për qëllim zgjerimin e BE-së. Presidenca e Këshillit të BE-së ishte angazhimi më i madh dhe më i rëndësishëm ndërkombëtar të venit që nga fillimi i ndryshimeve demokratike. Kishte frikë, se vendi nuk është gati të pranojë aq shumë zyrtarë të lartë nga Evropa. Megjithëkëtë probleme nuk kishte. Shteti premtoi të punojë në mënyrë të hapur ndaj të gjithë partnerëve evropianë dhe më në veçanti ndaj shtetasve evropianë. Vallë, a ishte në të vërtetë ashtu dhe çfarë do të jetë vlerësimi i shtetasve mezi tani do të zbulojmë. Tani ju ofrojmë mendimet e një gazetari të Televizionit Kombëtar Bullgar, të një pedagogu dhe të një studenti.
“Doemos, njerëzit në Bullgari mësuan më shumë për këtë se si funksionon BE-ja, sepse takimet në Sofje ishin me tema të llojllojshme. Ata pasqyruan paletën e jetës sonë shoqërore” – thekson Dobrina Çeshmexhieva, gazetare në Televizionin Kombëtar Bullgar dhe shton: “Përsa i përket Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së ne si gazetarë zbuluam një fenomen interesant. Nuk kishte ndonjë temë e rëndësishme për të cilën të mos organizohej ndonjë takim ose të paktën diskutim. Lidhur me presidencën Televizioni Kombëtar Bullgar kishte një program “Hashtak Evropa”, i cili në mënyrë direkte siguronte informacion për veprimtaritë më të rëndësishme në Sofje.”
Mësuesi i gjuhës franceze Dimitër Pehlivanov mendon, se: “Nga pikëpamja strategjike presidenca bullgare kaloi mirë. Kurrë deri tashti nuk ka ndodhur që liderë të shteteve të mëdhenj të mblidhen në Sofje për të marrë pjesë në takimet që zhvilloheshin këtu në Bullgari. Me siguri edhe qyteti ynë ka përfituar nga të gjitha veprimtaritë.”
“Duke përjashtuar vështirësitë nga mbyllja e bulevardeve në qendrën e Sofjes, mendoj, se presidenca bullgare arriti sukses – mendon një student 28 vjeçar nga Sofja. – Sipas meje takimi për Ballkanin Perëndimor ishte me rëndësi sepse në saj të tij kjo çështje u kthye në tryezën e bisedimeve. Përsa i përket zgjidhjes së mosmarrëveshjes me emrin e Maqedonisë, kjo nuk është një meritë bullgare. Ne nuk duhet të ndërhyjmë në këtë proces, megjithëqë ishim shteti i parë në Evropë, i cili e njohu Maqedoninë që në vitin 1991.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..