E përnderuara Paraskeva, është një nga shenjtoret më të dashura dhe të nderuara jo vetëm në Bullgari, por në të gjithë botën ortodokse. Shën Petka , e quajtur akoma Petka e Bullgarisë, ka lindur në qytetin Epivat në Detin e Mermertë gjatë shekullit të 11. KA jetuar një jetë modeste dhe të devotshme, kurse pas vdekjes, eshtrat e saj kthehen në simbol të luftës për ruajtjen e kulturës së krishterë nga asimilimi islamik.
Rritja e lavdisë së Shën Paraskevës pas vdekjes është lidhur me Mbretërinë Bullgare. Kur Perandoria Romake Lindore bie nën pushtetin e latinëve (pas vitit 1204), eshtrat e Përnderuarës Petka janë çuar nga Epivati në Tërnovo /qyteti i sotëm Veliko Tërnovo/. Kjo ka ndodhur në vitin 1238 gjatë kohës së Mbretit Ivan Asan II dhe Patriarkut Joakim. Këtu shenjtorja gëzon nderim të jashtëzakonshëm si mbrojtësja e kryeqytetit të atëhershëm bullgar dhe e gjithë mbretërisë. Këtu Patriku Evtimij ka shkruar jetëshkrimin e saj më frymëzues të shenjtores. Eshtrat e shenjta mbeten në qytetin Tërnovo deri në periudhën e rënies së kryeqytetit bullgar nën pushtetin osman gjatë vitit 1393. Më vonë, pas shtegtimeve të gjata në vitin 1641, eshtrat janë vendosur në katedralen e qytetit rumun Jash, ku gjenden dhe sot.
Festa për nder të Shën Petkës-të quajtur akoma dita e Shën Petkës dimërore, konsiderohet si përfundimi i periudhës së verës dhe i ciklit aktiv bujqësor.
Shën Petka është konsideruar si përkrahëse e lindjes dhe pjellorisë si tek njerëzit, ashtu dhe tek kafshët. Në këtë ditë për nder të saj bëhen kurbane dhe gatuhet bukë e posaçme riti. Shtëpia spërkatet me ujë të bekuar, buka e ritit kalohet me temjan dhe e gjithë familja i përkulet tre herë në shenjë nderimi. Pas kësaj gruaja më e moshuar e ngre bukën lartë, e përuron dhe e bekon atë dhe pas kësaj u jep nga një copë të gjithë pjesëtarëve të familjes.
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..