Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

14 tetor: Nderojmë shenjtoren Paraskeva (Petka e Tërnovos)

СнимкаE përnderuara Paraskeva, është një nga shenjtoret më të dashura dhe të nderuara jo vetëm në Bullgari, por në të gjithë botën ortodokse. Shën Petka , e quajtur akoma Petka e Bullgarisë, ka lindur në qytetin Epivat në Detin e Mermertë gjatë shekullit të 11. KA jetuar një jetë modeste dhe të devotshme, kurse pas vdekjes, eshtrat e saj kthehen në simbol të luftës për ruajtjen e kulturës së krishterë nga asimilimi islamik.

Rritja e lavdisë së Shën Paraskevës pas vdekjes është lidhur me Mbretërinë Bullgare. Kur Perandoria Romake Lindore bie nën pushtetin e latinëve (pas vitit 1204), eshtrat e Përnderuarës Petka janë çuar nga Epivati në Tërnovo /qyteti i sotëm Veliko Tërnovo/. Kjo ka ndodhur në vitin 1238 gjatë kohës së Mbretit Ivan Asan II dhe Patriarkut Joakim. Këtu shenjtorja gëzon nderim të jashtëzakonshëm si mbrojtësja e kryeqytetit të atëhershëm bullgar dhe e gjithë mbretërisë. Këtu Patriku Evtimij ka shkruar jetëshkrimin e saj më frymëzues të shenjtores. Eshtrat e shenjta mbeten në qytetin Tërnovo deri në periudhën e rënies së kryeqytetit bullgar nën pushtetin osman gjatë vitit 1393. Më vonë, pas shtegtimeve të gjata në vitin 1641, eshtrat janë vendosur në katedralen e qytetit rumun Jash, ku gjenden dhe sot.

Festa për nder të Shën Petkës-të quajtur akoma dita e Shën Petkës dimërore, konsiderohet si përfundimi i periudhës së verës dhe i ciklit aktiv bujqësor.

Shën Petka është konsideruar si përkrahëse e lindjes dhe pjellorisë si tek njerëzit, ashtu dhe tek kafshët. Në këtë ditë për nder të saj bëhen kurbane dhe gatuhet bukë e posaçme riti. Shtëpia spërkatet me ujë të bekuar, buka e ritit kalohet me temjan dhe e gjithë familja i përkulet tre herë në shenjë nderimi. Pas kësaj gruaja më e moshuar e ngre bukën lartë, e përuron dhe e bekon atë dhe pas kësaj u jep nga një copë të gjithë pjesëtarëve të familjes.

Më shumë nga rubrika

Pijetoret – qendrat kulturore të Sofjes në zhdukje

Për kryeqytetin tonë, gjatë viteve janë shkruar libra të panumërt që rikrijojnë si historinë e tij të jashtëzakonshme nga lashtësia e deri në ditët tona, ashtu edhe përshtypjet e udhëtarëve të ndryshëm që e kanë vizituar qytetin. Një vend të veçantë..

botuar më 25-08-25 4.05.MD

Arkeologët kanë zbuluar 13 varre të lashta në qendër të Sofjes

Gjatë kërkimeve arkeologjike në territorin e Akademisë Kombëtare të Arteve, u zbuluan 13 varre të lashta. Gërmimet filluan më 11 gusht, pasi një varr i lashtë tegul u regjistrua gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe riparimit në Ndërtesën Veriore..

botuar më 25-08-22 9.12.PD

Stacioni hekurudhor qendror në Sofje tregon historitë e tij

Periudha qershor, korrik dhe gusht e vitit 1888 është ndoshta më e mbushura me ngjarje të rëndësishme në historinë hekurudhore të Bullgarisë pasçlirimtare. Më 23 qershor 1888 linja hekurudhore Caribrod – Sofje – Vakareli iu dorëzua për shfrytëzim..

botuar më 25-08-21 6.55.PD