Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pritet edicioni i parë i Sofia Game Night

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Më 3 nëntor nga ora 18.00 do të fillojë Sofia Game Night (Nata e parë e Sofjes e Lojërave). Aktiviteti është unikal jo vetëm për Bullgarinë, por edhe në plan botëror, dhe është një iniciativë e përbashkët e Institutit Goethe Bullgaria dhe e Game Dev Summit. 

Vendosëm ta përdorim formatin e natës, si Nata e Muzeve, që t’u shpjegojmë sa më shumë njerëzve në mënyrën më të lehtë se çfarë përbën nata e Lojërave” – na shpjegon Heliana Velinova nga Game Dev Summit, një organizatë e cila merret me ngjarje të lidhura me krijimin e lojërave në Bullgari dhe në botë. – “Në disa shtete zhvillohet gjithashtu Nata e Lojërave, por atje gjithçka është përqendruar në një vend, derisa iniciativa jonë përfshin tërë qytetin. Madje tashmë Rumania dhe Serbia kanë deklaruar interes për t’u bashkuar me aktivitetet e ardhshme, pse jo të mos bëhet një natë ndërkombëtare e lojërave dhe të startojë në Bullgari. Qëllimi i kësaj nate është që ta paraqitim tërë shumëllojshmërinë e lojërave. Ato nuk janë vetëm lojëra kompjuterike, mobile dhe stacionare. Ka lloje të rralla lojërash, të cilat mund të përdoren për transmetimin e mesazheve, ose për studime.

СнимкаTheks i posaçëm është një ekspozitë interaktive e Institutit Goethe Bullgaria “Lojërat dhe politika”, ku janë përfshirë tri video-lojëra, që trajtojnë tema të tilla si kritika e mediave, migracioni, roli i sekseve etj. Në kuadrin e Sofia Game Night do të zhvillohet edicioni i dytë i ekspozitës “Games Made in BG”, ndërsa vizituesit do të mund të njihen me më shumë se 20 krijues të video-lojërave stacionare në Bullgari.

Në shoqëri mbizotëron mendimi se njerëzit, të cilët luajnë lojëra humbasin kohën dhe se ata janë adoleshentë asocialë – thotë Heliana Velinova. – Në fakt të ashtuquajturat “gamerë” janë njerëz të moshës mbi 30 vjeçe, me pozita të mira në shoqëri, me punë të mirë etj. Është e rëndësishme të dalim nga kufijtë e paragjykimeve se kompjuterët janë të dëmshëm për njeriun. Ato zhvillojnë aftësi më të rëndësishme – të menduar logjik, reflekse të shpejta, vendimmarrje. Përveç kësaj, brezi pas nesh dhe ekonomia e bazuar mbi dituri kërkojnë që fëmijët të kenë aftësi kompjuterike, sepse përndryshe nuk do të jenë të aftë për konkurrencë. Sigurisht që duhet të ketë bilanc. Ne në asnjë mënyrë nuk proklamojmë përdorimin e kompjuterëve dhe të celularëve pa ndonjë qëllim konkret. Loja është një prej mënyrave fillestare të koduara në strukturën e njeriut për t’u mësuar. Një fëmijë mësohet me anë të lojës dhe loja është një instrument.

Vizituesit e “Games Made in BG” do të mund të zgjedhin midis 20 lokacioneve, që ndodhen në tërë kryeqytetin, të kalojnë përmes të gjithave, ose të mbeten në një vend. Mundësitë me të vërtetë janë shumë: ekspozita, performanca të dy Dj-ve, një turne i FIFA-s, lojëra në retro-kompjuterë, projektime filmash, lojëra virtuale, lojëra të ndryshme stacionare, punishte nate për krijimin e një loje stacionare në kuadrin e një nate dhe shumë të tjera. Nuk i kemi harruar edhe fëmijët. Për ta është parashikuar një pasdreke e tërësishme, plot lojëra stacionare dhe lëvizëse.

Çfarë do të mësojnë njerëzit, të cilët do të vizitojnë Sofia Game Night?

Ata do të mësojnë se në Bullgari krijohen tituj, që janë hite të njohura botërisht – përgjigjet Heliana Velinova – se ka një shumëllojshmëri të madhe, se lojërat nuk janë vetëm një lloj dhe se çdonjëri mund të gjejë diçka për veten. Duam që në Natën e Lojërve të përfshihen njerëz, të cilët madje nuk kanë menduar se kjo mund të përbëjë interes për ta.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shijet e vjeshtës defilojnë në një festival kulinarie në Sofje

Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..

botuar më 25-10-25 8.05.PD

Do të flemë një orë më shumë më 26 tetor

Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..

botuar më 25-10-25 7.10.PD

Koha kërkon që mediat publike të jenë të pranishme në shumë më tepër platforma

Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..

botuar më 25-10-23 7.14.MD