Më 3 nëntor nga ora 18.00 do të fillojë Sofia Game Night (Nata e parë e Sofjes e Lojërave). Aktiviteti është unikal jo vetëm për Bullgarinë, por edhe në plan botëror, dhe është një iniciativë e përbashkët e Institutit Goethe Bullgaria dhe e Game Dev Summit.
“Vendosëm ta përdorim formatin e natës, si Nata e Muzeve, që t’u shpjegojmë sa më shumë njerëzve në mënyrën më të lehtë se çfarë përbën nata e Lojërave” – na shpjegon Heliana Velinova nga Game Dev Summit, një organizatë e cila merret me ngjarje të lidhura me krijimin e lojërave në Bullgari dhe në botë. – “Në disa shtete zhvillohet gjithashtu Nata e Lojërave, por atje gjithçka është përqendruar në një vend, derisa iniciativa jonë përfshin tërë qytetin. Madje tashmë Rumania dhe Serbia kanë deklaruar interes për t’u bashkuar me aktivitetet e ardhshme, pse jo të mos bëhet një natë ndërkombëtare e lojërave dhe të startojë në Bullgari. Qëllimi i kësaj nate është që ta paraqitim tërë shumëllojshmërinë e lojërave. Ato nuk janë vetëm lojëra kompjuterike, mobile dhe stacionare. Ka lloje të rralla lojërash, të cilat mund të përdoren për transmetimin e mesazheve, ose për studime.“
Theks i posaçëm është një ekspozitë interaktive e Institutit Goethe Bullgaria “Lojërat dhe politika”, ku janë përfshirë tri video-lojëra, që trajtojnë tema të tilla si kritika e mediave, migracioni, roli i sekseve etj. Në kuadrin e Sofia Game Night do të zhvillohet edicioni i dytë i ekspozitës “Games Made in BG”, ndërsa vizituesit do të mund të njihen me më shumë se 20 krijues të video-lojërave stacionare në Bullgari.
“Në shoqëri mbizotëron mendimi se njerëzit, të cilët luajnë lojëra humbasin kohën dhe se ata janë adoleshentë asocialë – thotë Heliana Velinova. – Në fakt të ashtuquajturat “gamerë” janë njerëz të moshës mbi 30 vjeçe, me pozita të mira në shoqëri, me punë të mirë etj. Është e rëndësishme të dalim nga kufijtë e paragjykimeve se kompjuterët janë të dëmshëm për njeriun. Ato zhvillojnë aftësi më të rëndësishme – të menduar logjik, reflekse të shpejta, vendimmarrje. Përveç kësaj, brezi pas nesh dhe ekonomia e bazuar mbi dituri kërkojnë që fëmijët të kenë aftësi kompjuterike, sepse përndryshe nuk do të jenë të aftë për konkurrencë. Sigurisht që duhet të ketë bilanc. Ne në asnjë mënyrë nuk proklamojmë përdorimin e kompjuterëve dhe të celularëve pa ndonjë qëllim konkret. Loja është një prej mënyrave fillestare të koduara në strukturën e njeriut për t’u mësuar. Një fëmijë mësohet me anë të lojës dhe loja është një instrument.”
Vizituesit e “Games Made in BG” do të mund të zgjedhin midis 20 lokacioneve, që ndodhen në tërë kryeqytetin, të kalojnë përmes të gjithave, ose të mbeten në një vend. Mundësitë me të vërtetë janë shumë: ekspozita, performanca të dy Dj-ve, një turne i FIFA-s, lojëra në retro-kompjuterë, projektime filmash, lojëra virtuale, lojëra të ndryshme stacionare, punishte nate për krijimin e një loje stacionare në kuadrin e një nate dhe shumë të tjera. Nuk i kemi harruar edhe fëmijët. Për ta është parashikuar një pasdreke e tërësishme, plot lojëra stacionare dhe lëvizëse.
Çfarë do të mësojnë njerëzit, të cilët do të vizitojnë Sofia Game Night?
“Ata do të mësojnë se në Bullgari krijohen tituj, që janë hite të njohura botërisht – përgjigjet Heliana Velinova – se ka një shumëllojshmëri të madhe, se lojërat nuk janë vetëm një lloj dhe se çdonjëri mund të gjejë diçka për veten. Duam që në Natën e Lojërve të përfshihen njerëz, të cilët madje nuk kanë menduar se kjo mund të përbëjë interes për ta.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe..