Sivjet mbushen 185 vjet nga lindja e Dobri Vojnikovit, 160 vjet nga themelimi i korit të parë polifonik të nxënësve (të krijuar nga ai) dhe 150 vjet nga debutimi i aktoreve të para bullgare (ndër to është edhe e shoqja e Vojnikovit). Me rastin e këtyre datave të rëndësishme në Shumen – qyteti i lindjes së rilindësit të shquar bullgar, zhvillohen festa në vazhdim të katër ditëve. Ato filluan më 21 nëntor me promovimin e librit “Përmbledhje me shkrim me vepra muzikore të Dobri Vojnikovit” – një botim i shtëpisë-muze “Dobri Vojnikov” në qytet. Përpiluesit janë Krasimira Çallëkova dhe Dimitër Stojkov. Zhvillohet gjithashtu një konferencë shkencore me temë “Veprimtaria muzikore e enciklopedistit Dobri Vojnikov (1833-1878)”. Atje bën pjesë dr. Krasimira Koleva, e cila që prej disa vitesh është lektore e gjuhës, letërsisë dhe kulturës bullgare në Universitetin e Melitopolit “Bogdan Hmelnicki” në Ukrainë. Më 22 nëntor u mbajt një koncert i madh me pjesëmarrjen e Simfonietës “Shumen”, të korit të fëmijëve “Bodra Pesen” (“Këngë e Gëzueshme”), të korit miks “Rodni Zvuci” (“Tinguj të Atdheut”), të formacionit koral akademik “Prof. Veneta Viçeva” pranë Universitetit të Shumenit etj. Finalja e festave është më 24 nëntor para shtëpisë-muze “Dobri Vojnikov”, kur do të dëgjohen këngë të njohura të mësuesit dhe muzikantit rilindës. Do të paraqitet një fragment prej pjesës së tij “Qytetërimi i Keqkuptuar”, që gëzon popullaritet të madh edhe sot e kësaj dite.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaEkipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën që shkruajnë në bullgarisht, pavarësisht nga shkolla..
Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale IMDB. Aktorja do të marrë pjesë së bashku me yllin amerikan dhe do të luajë rolin e një vrasëseje me..
Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..
Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot,..
Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hapu në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të..