Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Symphony-Jazz: Një projekt i ri i Angjell Zaberskit-biri

Foto: arkiv personal

Më 20 dhjetor, në sallën numër 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, një nga xhaz pianistët më të mirë bullgarë dhe kompozitor Angjell Zaberski do të prezantojë projektin e vet të ri, të titulluar Symphony-Jazz. Në skenë do të ngjiten emra shumë mirë të njohur, mes të cilëve janë Mihaill Josifov, Velisllav Stojanov, Martin Tashev, Stojan Jankullov-Stunxhi e të tjerë.

Në formacion kam ftuar si solist Aleksandër Dejanov-SkilleR – një kampion botëror në Beatboxing – tregon kompozitori. Përveç se do të paraqitet si solist, ai do të tërheqë vëmendjen me atë të cilën e bën, do ta shikojmë në një dritë krejtësisht të ndryshme – në rolin e një perkusionisti. Kurse të gjitha këto i arrin me teknikën e gojës së vet. Përveç tij do të prezantoj një fyelltar të ri dhe tepër të talentuar Zhivko Vasilev. Pavarësisht se është një muzikant folklorik, ai është një xhaz-improvizues jashtëzakonisht i mirë. Mihaill Josifov është solist i të gjithë programit dhe në fakt këtë muzikë e kam kompozuar posaçërisht për të. Jam tepër i lumtur , se jam në një kompani kaq të mirë muzikore. Mendoj se kam arritur të kompozojë muzikë të stilizuar nga ana eklektike.”


Adhuruesit e xhazit dhe të muzikës klasike mbase kujtohen për projektin jashtëzakonisht të suksesshëm të Angjell Zaberskit “Koncert për 4 piano”. Në të ai është në partneritet me Zhivko Petrovin – një xhaz-pianist tjetër bullgar tepër i talentuar. Atëherë ata përsëri i gërshetuan këto dy gjini në bazë të një mënyre tepër origjinale. Në këtë drejtim Angjell Zaberski punon dhe në Symphony-Jazz. Më 20 dhjetor publiku do të dëgjojë krijime të reja, si dhe aranzhime të kompozicioneve shumë mirë të njohura klasike dhe të xhazit, të bëra nga pianisti. Disa prej tyre janë të kompozuara posaçërisht për koncertin dhe do të interpretohen për herë të parë. Në skenë, përveç muzikantëve të përmendur, do të ketë shtrajh dhe bras-seksion. Dirigjent do të jetë Grigor Palikarov. Angjell Zaberski ka ambicien ta paraqesë këtë projekt dhe në qytete të tjera të Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

"E gjalle"

Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..

botuar më 24-09-18 6.10.PD
Bogdana Karadoçeva

Në Ditën e Sofjes – me dashuri ndaj saj

Më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare kremton dëshmoret e shenjta Sofia, Vjara, Nadezhda dhe Ljubov . Në këtë ditë shënojmë edhe festën e kryeqytetit tonë Sofje – një qytet i lashtë me histori mijëvjeçare. Kryeqyteti i Bullgarisë - Sofja..

botuar më 24-09-17 6.10.PD

Ditën e parë të shkollës po kërkojmë "Ku mbeti fëmijëria"

Sot vera hyn në dhomat e klasës, bashkë me buzëqeshjen e fëmijëve... Dita e parë e shkollës është gjithmonë një shkak emocioni - si për më të vegjlit që shkelin pragun e shkollës për herë të parë, ashtu edhe për të rriturit që me mall kujtojnë ato..

botuar më 24-09-16 8.10.PD