Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Xhamala – qenia mitike, që vjen te bullgarët për gëzim dhe kurajë gjatë vitit të ri


Çdo vit rreth ditës së Shën Ivanit, e cila sipas stilit të vjetër të kalendarit kishtar i takon datës 20 janar, në shumë fshatra në rajonin e Sofjes, Ruses dhe Lloveçit zhvillohet sipas traditës së vjetër popullore një ritual i cili quhet “Xhamala”.

Ai është festë e burrave dhe është pjesë e lojërave dimërore me maska në Bullgari. Sipas disa gojëdhënave tradita ka lindur në kohën e sundimit osman. Banorët e fshatit Vollujak, afër Sofjes, rrëfejnë, se dikur në rajonin e tyre ka pasur thatësirë të madhe e cila ka vazhduar me vite. Njerëzit janë varfëruar shumë dhe janë dëshpëruar. Por një ditë kanë parë një kafshë të panjohur për ta që vinte nga mali i afërt Ljulin drejt fshatit të tyre. Kanë nisur pas saj dhe kanë arritur në sheshin e fshatit. Aty kafsha ka nisur të kërcejë dhe të luajë, rreth saj edhe njerëzit kanë nisur një valle. Për nder të kafshës së panjohur njerëzit në fshatin Vollujak filluan të veshin një burrë me kostum dhe maske të quajtur “Xhamala”. Që atëherë deri më sot grupe burrash të veshur me këto maska shkojnë shtëpi më shtëpi dhe luajnë për shëndet, bereqet dhe për dëbimin e forcave të liga.

Në fshatra të tjera ky rit quhet “Kamila”(Devja), sepse besohet se deveja është një kafshe e ardhur nga shteti i largët “Arabastan” për të luajtur për mirëqenie dhe lindjen e shumë fëmijëve në secilën shtëpi. Në grupin që shoqëron “Xhamala” janë përfshirë gjysh, gjyshe, doktor, cigan, prift , muzikantë, të gjitha këta kanë rolet dhe replikat e tyre. Ata bashkë ekzekutojnë një shfaqje teatrale me karakter gazmor, plotë me veprime interesante që kanë për qëllim të krijojnë humor të mirë te publiku. Urimet e mira që bëjnë lojtarët i shtyjnë mikpritësit të besojnë se ato do të realizohen gjatë vitit të ri.

Në vitet 60 të shekullit të kaluar ky rit ishte lënë në harresë, por një grup amatorësh vendosen ta ringjallin. Kështu festa është ruajtur dhe sot ekzekutohet në pamjen e saj autentike në vende të ndryshme të Bullgarisë.

Edhe sivjet një grup i madh burrash u nis herrët në mëngjes më 19 janar që të vizitojë të gjitha shtëpitë në fshatin Dollni Bogrov pranë Sofjes. Në krye të grupit është Ivan Radojkov Ivanov, i cili është ndër pjesëmarrësit më të moshuar në këtë rit dhe ai mban mend si ai ishte rivendosur ai në vitin 1968 në fshatin e tij të lindjes.

Në vatrën e kulturës në Dollni Bogrov të gjithë ne kemi marrëdhënie shumë të mira miqësore dhe ruajmë traditat që kemi trashëguar nga gjyshet dhe gjyshërit tanë dhe i respektojmë çdo vit. Në vitin 1968 e rivendosëm ritin “Xhamala”, ndërsa unë në festën e parë kam marrë pjesë si kuker (i veshur me kostum dhe maskë). Pas kësaj isha në rolin e vjehrrit, një herë tjetër e çoja devenë. Ky është njeri prej roleve më të vështira. Kur fillojmë vizita shtëpi më shtëpi, në krye gjithmonë shkojnë nusja dhe dhëndri, kumbari dhe kumbarja. Pas tyre vijnë prifti dhe kishtari, doktori, berberi, prijësi i devesë, një ari, i cili mundet për shëndet.


Këtë rit e kemi trashëguar nga gjyshi Angell nga fshati ynë. Në shtëpitë së pari hyjnë djemtë të cilët ne i quajmë “xhamalë”. Ata kanë në dorë zile, tingëllimet e të cilave dëbojnë forcat e liga. Pas tyre hyjnë nusja dhe dhëndri, ata e puthin dorën e zotit të shtëpisë. Ky është një ritual simbolik, i cili bëhet për shëndet. Pasi vizitohen të gjitha shtëpitë në fshat të gjithë mblidhen në shesh ku jepet një shfaqje, e cila rikrijon jetesën e një familjeje. Prandaj fillohet me martesën, pas kësaj thyhet kulaçin mbi kokat e çiftit të ri, siç është tradita në dasmën bullgare. Nga ky kulaç u jepet të gjithë të pranishmëve. Pas kësaj ndezim një zjarr të madh dhe e kapërcejmë. Në këtë mënyrë dëbojmë forcat e këqija nga fshati. Me këtë rit ne kemi marrë pjesë në Festivalin e kukerëve (me maska) në qytetin Pernik gjatë vitit 1978 dhe e kemi fituar çmimin e parë në programin e konkursit.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Foto: elinpelin.org dhe BGNES

Më shumë nga rubrika

Fshati Kurtovo Konare fton në festivalin tradicional të lutenicës

Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor..

botuar më 25-09-13 6.55.PD

Festa e Bukës, Këngës dhe Vallëzimit në qytetin Silistra

Edicioni i gjashtë i Festës së Bukës, Këngës dhe Vallëzimit, me një ekspozitë bukësh dhe prodhimesh të bukës nga Vatrat e Kulturës në komunën e Silistrës, do të mbahet më 12 shtator në orën 18:00 në sheshin “Liria” të qytetit. Programi përfshin..

botuar më 25-09-12 6.10.PD

Krutmaç – dashuri me kafshatën e parë në fshatin Krepost

Fshati Krepost, komuna e Dimitrovgradit, do të shndërrohet në kryeqytetin kulinar të traditave më 7 shtator 2025, kur do të mirëpresë një nga ngjarjet më aromatike të kulinarisë bullgare – Festa e Krutmaçit. Bëhet fjalë për një djathë autentik bullgar, i..

botuar më 25-09-07 8.20.PD