Ekspozita “Tymi. Histori për duhanin” në Qytetin e Duhanit të Plovdivit, tregon për fatin 150-vjeçar të industrisë bullgare të duhanit – nga gjurmët e para të nikotinës në Perandorinë Osmane deri tek imazhet në pikturat e artistëve modernë.
Pas Çlirimit /1878/ nga sundimi osman fshatarët vijnë nëpër qytetet, që të punojnë në depot e duhanit si dhe në fabrika, bashkë me ta punojnë dhe bullgarët e Egjeut të dëbuar nga tokat e tyre pas luftërave në periudhën1913-1918.
Në sfondin e duhanit modernizohet dhe jeta e qytetit – gratë emancipohen, shoqëria ndahet dhe “piqet”. Tymi ekziston bile në llogoret në kohën e luftërave, që të transportohet pas kësaj tek debatet e thella të intelektualëve dhe artistëve në kafene dhe kthehet në imazh kinematografik.E gjithë kjo mund të ndiqet në mënyrë kronologjike në katër sallat e ekspozitës, në të cilat është renditur ekspozita “Tymi. Historitë për duhanin”, duke kaluar përmes epokës së Rilindjes, Ekspozitës së parë të Plovdivit /1892/, luftërave për çlirimin e trojeve maqedonase nga pushteti osman. Dhe akoma: grevat e punonjësve, luftërat, politika shtetërore për “bullgarizimin” e turqve tek ne gjatë periudhës 1984-1989, rrëzimi i sistemit totalitar. Vizituesit do të dëgjojnë fjalët e tregtarëve të duhanit, të punonjëseve, të përfaqësuesve të shoqatave të abstenuesve, do të shikojnë kuadro nga Lufta Ballkanike, një stërvitje zjarrfikëse në një nga fabrikat, degustime të duhanit para klientëve të huaj.
Historitë fillojnë akoma me zbulimin e duhanit - kur depërton ai për herë të parë në Evropë, deri në ditët tona dhe praninë e tij në art - tregon Svetllana Kujumxhieva, drejtoreshë artistike e nismës “Plovdiv - kryeqyteti evropian i kulturës”. Dhe këto histori krijojnë tregimin e plotë për lidhjen midis industrisë së duhanit dhe modernizimit të qytetit Plovdiv dhe të Bullgarisë. Në ekspozitë mund të gjenden fotografi nga arkiva, kartolina, materiale reklamuese, sende të ndryshme nga fabrikat, portrete dhe kujtime të pjesëmarrësve të të gjithë këtij tregimi. Dhe po kështu – video dhe kuadro nga filma të dashur bullgarë.
"Projekti “Qyteti i duhanit” i është kushtuar zonës me ish godina industriale në qendër të Plovdivit - thotë Svetllana Kujumxhieva. Përfshirja e tij në programin e iniciativës “Plovdiv - kryeqyteti evropian i kulturës” ka për qellim t’u kushtohet vëmendje këtyre ndërtesave të harruara dhe të braktisura dhe në hapësirat përreth tyre të zhvillohen veprimtari të larmishme artistike, të “gjallërohen fasadat e tyre me mjetet e artit. Bashkë me punën rreth ngjarjeve kulturore ndryshojnë dhe rrethanat lidhur me këto godina – nganjëherë në mënyrë dramatike. Katër prej tyre, dy nga të cilat /depotë e tregtarit Dimitër Kudogllu/ shumë të vlefshme, ishin përfshirë nga zjarri i madh para 3 vjetëve.
Por kjo nuk na detyroi të heqim dorë, bile diçka më tepër – vendosëm të përqendrojmë një pjesë të madhe nga veprimtaritë e lidhura me kryeqytetin evropian të kulturës pikërisht në këtë territor, që të tregojmë, se madje si një pronë private godinat mund të sjellin dividendë përmes artit dhe kulturës. Kuptohet se, është shumë mirë të flitet për vlerën e tyre në të kaluarën, por le të mos të harrojmë se e ardhmja e tyre varet nga institucionet përkatëse dhe nga pronarët e tyre. Dhe përderisa projektori i vëmendjes publike njëherë e ka ndriçuar këtë vend, mendoj se kjo do të ndikojë edhe mbi zhvillimin e lagjes".
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: tobacco-city.plovdiv2019.eu
Një seri ngjarjesh që transformojnë hapësirat urbane në skena të gjalla për shprehje krijuese - ky është projekti "Lumi i Arteve", i cili zbatohet nga distrikti "Qendror" i Bashkisë së Plovdivit. Brenda tre ditësh - nga 13 deri më 15 qershor -..
Donvena Pandurski – mjeshtre baleti bullgare me një karrierë të lakmueshme evropiane, ka përfunduar Shkollën Shtetërore të Koreografisë në Sofje në fund të viteve ’70 të shekullit XX dhe është emëruar në Operën e Sofjes. Në vitin 1988 diplomohet në..
Më 6 qershor 2025, në një nga baret e Sofjes, publiku bullgar pati rastin të ndjekë një performancë të veçantë nga këngëtari shqiptar Idriz Ameti, artist me rrënjë në Maqedoninë e Veriut dhe një histori të pasur kulturore. Ai erdhi në kryeqytetin..