Kryetarja e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva diskutoi me presidentin e Bashkimit të Transmetuesve Evropianë (EBU), i cili është edhe drejtor i përgjithshëm i BBC-së Tony Hall, për rolin e mediave publike në Bullgari dhe në Bashkimin Evropian. Duke nënvizuar se ato kanë një rol tepër të rëndësishëm kulturor, arsimor dhe shoqëror, Karajançeva pohoi angazhimin e ligjvënësve bullgarë për garantimin e pavarësisë së tyre dhe vuri theksin në kundërvënien e lajmeve të rreme. Lord Tony Hall nënvizoi domosdoshmërinë për investime në arsimimin dhe zhvillimin e gazetarëve, të cilët punojnë në mediat publike. Bashkëbiseduesit u pajtuan se pritjeve të larta ndaj mediave publike mund t’u përgjigjet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të tyre me pushtetin ligjvënës dhe me atë ekzekutiv.
Vendi ynë feston sot, 6 shtator, 140-vjetorin e Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. Qendra e festimeve është Plovdivi, ku në këtë ditë në vitin 1885, pas hyrjes në qytet të çetës së Goljamо Кonares, u rrëzua Guvernatori i..
Nga ora 00:00 e 7 shtatorit, fillon zbatimi i kontrollit për të matur shpejtësinë mesatare të lëvizjes në seksione të caktuara të rrjetit rrugor kombëtar. Kamerat në fillim dhe në fund të çdo seksioni do të regjistrojnë kohën për të cilën një automjet..
Natën , moti në vend do të mbetet kryesisht i kthjellët, me vranësira të larta të shpërndara, por pas mesnatës do të fillojnë të formohen vranësira të ulëta, ose mjegull mbi rajonet ekstreme lindore. Do të jetë pothuajse e qetë në pjesën më të madhe..
Në Olimpiadën e nëntë Evropiane të të Rinjve në Informatikë eJOI, e cila u zhvillua në Shumen (Bullgaria Verilindore), nxënësit bullgarë fituan pesë..
Një seksion i ri i linjës së sensorëve në kufirin bullgaro-turk, i ndërtuar rishtazi, u hap në zonën e fshatit Krajnovo (rajoni i Jambolit). Në ceremoni..
Zjarrfikësit, punëtorët e Parkut Natyror “Manastiri i Rillës” dhe vullnetarët u bashkuan në shuarjen e një zjarri që shpërtheu dje pasdite në zonën..