Ekspozita turistike Travel Expo do të organizohet në nëntor në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje.
Ajo do të jetë orientuar te konsumatorët e fundit të shërbimeve turistike. Për të marrë pjesë në ekspozitë operatorët turistikë, agjencitë dhe hotelet duhet të garantojnë, se do të ofrojnë të paktën një ofertë ekskluzive, nga e cila klientët mund të përfitojnë vetëm ditët e forumit. Përveç zbritjes së çmimit, ofertat mund të përfshijnë shërbime suplementare ose ekstra pranë pakos turistike. Organizatorët janë të mendimit, se duhet të ketë dobi si për biznesin, ashtu edhe për klientët.
Sivjet do të organizohet edhe nata e hoteleve në Sofje. Atëherë miqtë e qytetit do të kenë mundësi të kalojnë një natë në hotel me zbritje nga 60-70 për qind. Kjo do të thotë, se për një hotel me tri yje do të paguajnë përafërsisht 40 leva (rreth 20 euro).
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..