Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viktoria Popova: Përkthimi po kështu është një art

Dua të zgjoj interes ndaj letërsisë bullgare në botën gjermano folëse

Viktoria Popova me Kalin Terzijskin në një nga prezantimet e romanit “Çmenduri” në Cyrih. Foto: arkiv personal

Kam lindur në Sofje, por në moshën 11 vjeçe nëna ime më dërgoi në Zvicër, dhe që nga atëherë jetoj në Cyrih – kështu e prezanton veten Viktoria Popova. Gjatë muajit shkurt ajo mori dekoratën Conrad Ferdinand Meyer për përkthimin e romanit “Çmenduri” të Kalin Terzijskit në gjuhën gjermane. Dekorata prestigjioze është themeluar gjatë vitit 1937 dhe mban emrin e njërit prej shkrimtarëve më të rëndësishëm zviceranë. Është e paracaktuar për njerëz nën moshën 40 vjeçe, banues të Cyrihut me një kontribut në fushën e arteve të bukura, letërsisë, shkencës... Mbajtësi i parë është shkrimtari zviceran dhe dramaturg Maks Frish.

Në historinë afro 80 vjeçare të dekoratës Viktoria është mes grave të pakta të dekoruara dhe me siguri - bullgarja e vetme. Për herë të parë dekorata jepet për përkthim. Në ceremoninë e dhënies së dekoratës mori pjesë dhe shkrimtari Kalin Terzijski.

"Qe shumë emocionuese – thotë Viktoria.Patëm dhe një lexim letrar, në të cilin prezantuam bashkërisht pjesë nga romanet e tij “Çmenduri” dhe “Alkool”. Derisa është në Bullgari, Viktorias i pëlqen të shkruajë shkrime në gjuhën e saj amtare. Duke u ndodhur në një mjedis krejtësisht të ndryshëm gjuhësor, nevojitet të mësojë njëkohësisht disa gjuhë - dialektin vendas, gjuhët zyrtare në Zvicër, Hochdeutsch dhe anglisht.

"Qe një shok i madh kujtohet ajo. Në fillim fare nuk kuptoja se ku jam, nuk mundesha të shprehesha. “E lash pas dore” gjuhën amtare për rreth 10 vjet, por ajo gjithmonë ka ekzistuar brenda tek unë. Kjo jam unë – dy gjuhët. Gjithnjë e më tepër më bëhet e qartë se gjithmonë kam kërkuar të shkruaj në të dyja gjuhët. Këtë pjesërisht e realizoj në përkthim, ashtu siç e kuptoj unë këtë veprimtari. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të bëhem përkthyese. Kam përfunduar filologji gjermane dhe studime krahasuese letrare – shkencë kjo e cila studion lidhjen midis gjuhëve dhe letërsisë pa kufi kombëtare. Gjithmonë jam marr me arte, kam punuar në teatër si dramaturge dhe ndihmës regjisore. Kur i lexova tekstet e shkruara nga Kalin Terzijski, qesh e tronditur thellë. Atëherë kuptova se disa shembuj nga letërsia moderne bullgare duhet të hyjnë në këmbim me traditatë tjera dhe fillova të përkthej. Përveç dy romanëve të parë të këtij shkrimtari kam përkthyer “Degrad” – një përmbledhje me tregime të Vasill Gjeorgjievit, “Ellada Pinjo dhe koha” – romani i parë i Qerana Angjellovës, si dhe  “Luizza Hut” nga Toma Markov. Të 5 librat të cilat i kam përkthyer deri tani janë nga vargu bullgar i shtëpisë botuese Ink Press në Cyrih . Mendoj se është krejtësisht e domosdoshme që përkthimet bullgare të jenë në një varg, që të mund të krijohet një bazë, nga e cila të fillojë popullarizimi i tyre. Përkthej autorë, të cilët jetojnë në Bullgari dhe shkruajnë vetëm në gjuhën bullgare - për mua ky është kriteri më i rëndësishëm. Kapem me krijime, të cilët më interesojnë si formë, më çudisin nga ana gjuhësore, janë të jashtëzakonshme në kontekstin bullgar dhe do të ishin të jashtëzakonshme dhe në gjuhën gjermane, sepse janë fare të ndryshme. Për mua është me rëndësi sesi do të ndikojnë ato në vende si Gjermania, Austria, Zvicra, Lihtenshtajni. Tani për tani shtypi dhe mediet elektronike i pranojnë shumë mirë. Bile gazetarët, të cilët zakonisht shkruajnë për muzikë, e kalojnë kufirin e resorëve të vet dhe shkruajnë recensione për librat. Më intereson pikërisht një letërsi e tillë, më interesojnë njerëzit e pafrikshëm, me të cilët dua që të punoj. Përkthimi është një punë e vështirë, përgjegjësia është e madhe, por pozita ime është se përkthimi nuk është “shërbëtor” i letërsisë, por është një pjesë prej saj, ai po kështu është art. Ashtu siç shkrimtari shkruan lirshëm, kështu dhe përkthyesi përkthen lirisht. Por kjo nuk do të thotë se nuk kam kritere, mund të shpjegoj çdo gjë të cilën e bëj. Në Zvicër asnjëri nuk merret me letërsinë bullgare, nuk ka specialitet “studime bullgare”, ose filologji bullgare kurse dega filologji sllave nuk e përfshin gjuhën tonë. Askush nuk di asgjë për letërsinë tonë, për artin dhe gjuhën bullgare. Prandaj unë iu përkushtova krejtësisht përkthimit dhe e pranova si detyrën time bazë të zgjoj interes ndaj letërsisë bullgare."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD
Shkolla bullgare

Kur nxënësit dhe mësuesit ecin me hapin e kohës!

Më shumë se 75 vjet më parë, kishte nevojë që fëmijët e kopshtarëve bullgarë në Sllovaki të shkolloheshin, por diku ku, së bashku me shkencat e tjera, të mësonin historinë dhe kulturën e popullit të tyre në gjuhën e tyre amtare. Kështu, bullgarët nga..

botuar më 24-06-23 9.30.PD

Një film për jetën e mësuesit shpirtëror Vaklush Tolev u shpërblye në Kanë

Filmi dokumentar "Vaklusk" i regjisorit Nikollaj Vasilev u shpërblye nga festivali botëror i filmit në Kanë “Remember the Future” /“Mbani mend të ardhmen"/ me statujën "Xixëllonja e Artë" në kategorinë "Filmi artistik më i mirë i drejtësisë..

botuar më 24-06-21 4.22.MD