Punëdhënësit dëshirojnë që investitorët e huaj të kenë mundësi të aplikojnë për shtetasi bullgare. Opinioni i tyre është shprehur në letrën e Asociacionit të Organizatave të Punëdhënësve Bullgare dërguar Zv. Kryeministres Marijana Nikollova dhe Ministrit të drejtësisë Danaill Kirillov. Punëdhënësit mendojnë se ndryshimet e propozuara për shkurtimin e procedurave të bashkërendimit dhe të kontrollimit të rrethanave të aplikimit për shtetasi bullgare janë pozitive. Ata mbështetin idenë për masa suplementare për kontroll të mëvonshëm të investimeve me qëllim evitimin e shpërdorimeve. Në të njëjtën kohë janë të mendimit se po të ketë kufizime në qasjen e investitorëve të huaj në shtetësinë bullgare, kjo do të ketë pasoja negative financiare.
Ministri i Turizmit Evtim Milloshev u takua me mediat kryesore japoneze Fuji TV dhe Kanagawa TV. Ai ka ftuar ekipe të dy stacioneve televizive të vizitojnë Bullgarinë për të xhiruar filma për vendin tonë, përmes të cilëve ata mund t'i tregojnë..
Në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv, u hap Panairi i 78-të Ndërkombëtar Teknik. Gati 231 kompani - prodhues të drejtpërdrejtë dhe përfaqësues të shitjeve nga 25 vende - po marrin pjesë në forum, i cili do të zgjasë deri më 28..
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm Atanas Illkov dhe kryetari i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, Pllamen Tonçev, nënshkruan një urdhër të përbashkët për..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..