Gjatë prillit të vitit 2019 çmimet në Bullgari u rritën për të katërtin muaj me radhëqë nga fillimi i vitit, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Inflacioni mesatar vjetor për periudhën maj 2018 – prill 2019 rritet me 3.3 për qind në krahasim me periudhën maj 2017 – prill 2018.
Gjatë prillit çmimet e produkteve ushqimore dhe të pijeve freskuese në Bullgari janë rritur me 1.1 për qind në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa ato të produkteve të duhanit dhe të shëndetësisë janë mbetur në nivelin e muajit të kaluar. Me 6.9 për qind janë rritur çmimet e veshjeve dhe të këpucëve për konsumatorin bullgar.
Çmimet e banesave, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera shënojnë ulje prej 0.2 për qind në krahasim me marsin, derisa vlera e shërbimeve të transportit rritet me 1.6 për qind në krahasim me muajin e kaluar.
Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave janë shenja e radhës e forcimit të presionit të inflacionit gjatë muajve të parë të vitit të tanishëm pas dobësisë së konstatuar në fund të 2018-ës.
Pritet rritje e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve për shtetasit bullgarë dhe pas aplikimit të toll taksave në vend, që do të fillojë me një periudhë tremujore falas nga data 16 gusht. Në të vërtetë fillimi i shfrytëzimit të toll sistemit do të shtrenjtojë një pjesë prej mallrave, por jo kaq shumë siç janë parashikimet e disa ekspertëve dhe organizatave, komentoi Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov. Ai sqaroi se taksat e mëdha do t’u përkasin kamionëve shumë të rënda, me të cilët nuk transportohen mallra ushqimore,“domethënë do të ketë ndikim, por jo kaq apokaliptik, siç prognozojnë disa prej ekspertëve”.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...