Projekte të përbashkëta për rritjen e konektivitetit në rajonin e Detit të Zi diskutuan në një takim në Shën Peterburg presidenti Rumen Radev dhe kryeministri i Armenisë Nikoll Pashinjan. Të dy ata biseduan në kuadrin e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar, që mbahet në Shën Peterburg. Zoti Pashinjan ftoi Bullgarinë të përfshihet në ndërtimin e autostradës nga Armenia deri në Iran, e cila është pjesë e korridorit transportues që lidh Gjirin Persik me pellgun e Detit të Zi. Financimi i projektit pritet të bëhet nga Kina në kuadrin e iniciativës 16+1. Zoti Pashinjan kërkoi që Bullgaria të ndihmojë për lehtësimin e regjimit të vizave të Armenisë me BE-në.
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore dhe si portë për të gjitha mallrat dhe shërbimet që vijnë nga Azia drejt Evropës”, tha presidenti..
Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në korridoret e Kuvendit Popullor kreu i partisë GERB, Bojko Borisov, sipas raportimit të gazetares së..
Bullgaria ka një muaj deri më 21 nëntor për të vendosur se çfarë do të bëjë me rafinerinë Lukoil Neftohim. Kjo u deklarua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në hyrje të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Ai e tha këtë në lidhje me sanksionet e..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë..
Me ndërtimin e Korridorit Vertikal të Gazit, Bullgaria do të ruajë pozicionin e saj strategjik në rajonin e Evropës Juglindore. Këtë e siguroi ministri..
Shuma e pagës minimale nga 1 janari 2026 do të jetë më e ulët se ajo e parashikuar në Kodin e Punës. Këtë e tregon projektbuxheti i sigurimeve shoqërore,..