Ministri i drejtësisë Danaill Kirillov tha, se do të japë dorëheqje, në se Mekanizmi i Bashkëpunimit dhe Kontrollimit të Bullgarisë nuk do të hiqet deri në fund të mandatit të Komisionit Evropian. Ai shpjegoi, se këtë pozitë të vet ai e deklaroi para komisionares evropiane të drejtësisë Vera Jourova pasi shqyrtoi me të projektin e vet për mekanizmin e hetimeve gjyqësore kundër përfaqësuesve të të dy gjykatave supreme dhe të kryeprokurorit. Ministri është i bindur se monitorimi do të hiqet. Ai theksoi se sipas komisionares kemi përparim serioz dhe shans që mekanizmit t’i jepet fund.
Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kryetari i tij Kostadin Angellov, njoftoi gazetarja e BNR-së Milla..
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në pritjen mbretërore të organizuar me rastin e Samitit në kuadër të iniciativës "Procesi i Berlinit" në..
Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..