Rusia është një partnere e rëndësishme e Bullgarisë në sferën energjetike, e cila zë një vend prijës në marrëdhëniet bilaterale. Këtë e nënvizoi Kryetarja e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva në Moskë në takimin me Kryetaren e Këshillit të Asamblesë Federale të Rusisë Valentina Matvienko. Karajançeva shtoi se Bullgaria e përkrah mundësinë për degëzimin e “Rrymës Turke” përmes territorit të saj drejt Serbisë dhe Evropës. “Me këtë tubacion do të arrihet një diversifikim i furnizimeve të gazit dhe çmime konkurruese për Bullgarinë dhe për Evropën”, vuri në dukje Karajançeva. Ajo shprehu dëshirën e vendit tonë për vazhdimin e bashkëpunimit me Rusinë në ekonomi, transport, shkencë dhe kulturë, por edhe shqetësimin për shkak të uljes në këmbimin bilateral të mallrave gjatë vitit 2018 në krahasim me vitin 2017 dhe më në veçanti për pakësimin e eksportit bullgar.
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..
Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi. Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..
Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një..
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta..