Shtyrja e negociatave për aderimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është shenjë e keqe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe kjo do të çojë në humbjen e besimit tek Bashkimi. Kjo tezë bashkoi Kryeministrin dhe Ministrin e punëve të jashtme të Malit të Zi Dushko Markoviç dhe Sërxhan Dërmanoviç gjatë bisedimeve të tyre me Nënpresidenten Ilijana Jotova në Podgoricë. Të dy nënvizuan se në sajë të Bullgarisë vendet e Ballkanit Perëndimor u bënë “të dukshme” për BE. Pas takimit të saj me Presidentin e Malit të Zi Milo Xhukanoviç Nënpresidentja tha se pas Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian tema për aderimin e Ballkanit Perëndimor në BE vazhdon të jetë në rendin e ditës, por jo ashtu siç duam.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..